Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zgjedhjet në Gjermani/ DW: Për votuesit gjermanë që jetojnë jashtë nuk pret koha

Lapsi.al 17 January 2025
Zgjedhjet në Gjermani/ DW: Për votuesit gjermanë që

Tre deri në katër milionë gjermanë jetojnë jashtë vendit kanë të drejtë të marrin pjesë në votime. Për zgjedhjet e shkurtit megjithatë ka disa pengesa. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme gjermane, Christian Wagner, ka një këshillë gjermanët që jetojnë jashtë vendit. Sa më parë të regjistrohen për të siguruar që vota e tyre të pranohet dhe të numërohet në zgjedhjet e Bundestagut më 23 shkurt. Procesi i marrjes së dokumenteve zgjedhore, plotësimi i tyre dhe dërgimi në Gjermani mund të jetë i ndërlikuar dhe i kushtëzuar nga afatet kohore.

Zgjedhje të parakohshme: një sfidë logjistike

Data e zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani u përcaktua vetëm pasi kancelari Olaf Scholz humbi mocionin e votëbesimit më 16 dhjetor, dhe presidenti Frank-Walter Steinmeier shpërndau parlamentin. Ai paralajmëroi se, për shkak të afateve të shkurtra, disa gjermanë jashtë vendit mund të mos marrin dokumentet e nevojshme në kohë. Normalisht, përgatitjet zgjedhore jashtë vendit fillojnë disa muaj më parë, por këtë herë ka vetëm disa javë kohë, tha Wagner, në konferencën e shtypit të mërkurën, 15 01.2025, në Berlin.

Votim në ambasada?

Gjermanët që jetojnë jashtë vendit duhet të regjistrohen në një nga 299 zonat zgjedhore në Gjermani, pikërisht atje ku kanë jetuar për herë të fundit. Ndryshe nga disa vende, si për shembull Turqia, Gjermania nuk e ofron mundësinë e votimit në konsullata. Gjermanët e diasporës mund të votojnë vetëm përmes rrugës postare. Dokumentet mund të kërkohen nëpërmjet emailit. Për të garantuar që vota mbërrin në kohë, Wagner sugjeron përdorimin e një shërbimi postar ekspres privat ose zyrtar. Votuesit mund t'i çojnë dokumentet zgjedhore të plotësuara në ambasadë, nga ku ato dërgohen në Gjermani. Wagner nënvizoi rëndësinë e veprimit të shpejtë për të siguruar që vota të arrijë para mbylljes së qendrave të votimit më 23 shkurt.

Kush ka të drejtë vote?

Vlerësohet se tre deri në katër milionë gjermanë jashtë vendit kanë të drejtë vote. Për të qenë votues, një person duhet të ketë jetuar të paktën tre muaj pa ndërprerje në Gjermani pas moshës 14 vjeç dhe të mos ketë kaluar më shumë se 25 vjet nga ajo periudhë. Gjermanët që nuk kanë jetuar kurrë në Gjermani kanë të drejtë vote, vetëm nëse vërtetojnë që se kanë "njohuri të drejtpërdrejta dhe të afërta me rrethanat politike në Gjermani dhe janë të prekur prej tyre". Kjo vlen, për shembull, për gjermanët që kanë të ardhura të rregullta nga Gjermania, ose marrin pjesë aktive në jetën shoqërore gjermane. Në zgjedhjet e Bundestagut të vitit 2021, vetëm 130 000 gjermanë të diasporës ushtruan të drejtën e votës. Prej tyre, shumica ishin në vendet e BE-së dhe Evropës, ndërsa numri i votuesve nga kontinentet e tjera ishte shumë më i vogël./DW

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43