Flash

Parlamenti nis më 8 shtator

Shtatori pritet të jetë një muaj i ‘nxehtë’ politik. Këtë vit, vapa nuk ikën me gushtin. Shtatori i ri politik n...

18:17

Zbulohen të tjera detaje nga operacioni i RENEA-s në Pogradec

Lapsi.al 17 January 2025
Zbulohen të tjera detaje nga operacioni i RENEA-s në Pogradec

Forca të shumta policie, RENEA e FNSH kanë bastisur Pogradecin, në një operacion të nisur që orët e para të mëngjesit së 17 janarit.

Deri në mesditë burimet bëjnë me dije se janë kontrolluar 28 banesa në total, brenda të cilave janë gjetur sende të jashtëligjshme të personave kontingjent kriminal dhe lidhje me ta.

Deri tani janë 6 të arrestuar dhe 14 të shoqëruar, të cilët po pyeten dhe në orët në vijim, për pjesën më të madhe të tyre do të ketë arrestim.

Kontrollet janë ushtruar në dhjetëra ambiente, mes tyre edhe në shtëpinë e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi. Ky i fundit nuk është gjetur në banesë, ndërsa RENEA ushtroi kontrolle të imtësishme në shtëpinë e tij.

I shumëkërkuari Erjon Llapushi, sipas burimeve, nuk është gjetur për t’u arrestuar në shtëpinë e tij. Ndërkohë, janë gjetur armë, sasi të konsiderueshme parash dhe lëndë narkotike.

Bëhet me dije se janë arrestuar 6 prej tyre duke goditur raste të armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike dhe persona në kërkim. Të prangosurit janë Fation Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi, Aldi Hoxha dhe Enxhi Xhemollari.

Kontroll u ushtrua në banesat e 28 personave, teksa u sekuestruan armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike, para dhe sende të kundraligjshme. Në operacion u përshinë  200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria  Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec. Blutë sekuestruan shotgun, pistoleta, përfshirë dhe modele të sofistikuara armësh maskuese si psh. thika në forma stilolapsi.

Në disa shtëpi të kontrolluara u gjetën 90 milionë lekë të vjetra në një shtëpi, 50 milionë lekë të vjetra në një shtëpi tjetër, 26 mijë dollarë, 500 kg karburant që dyshohet të jetë kontrabandë, si dhe sekuestruar edhe aparate celular që përdoreshin për lojëra fati. Në 3 banesa është gjetur edhe sasi lënde narkotike kokainë, informon gazetari Sokol Dema.

Kush është Llapushi? 

Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 20 vite burg për Erjon Llapushin, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI