Flash

UNESCO: Ankthi i nxënësve shqiptarë për matematikën ka pësuar rënie

Lapsi.al 17 January 2025
UNESCO: Ankthi i nxënësve shqiptarë për matematikën ka

UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) ka vënë re se niveli i ankthit të nxënësve shqiptarë për lëndën e matematikës ka pësuar rënie të dukshme ndërmjet vitit 2012 dhe 2022.

Sipas UNESCO, indeksi i ankthit të nxënësve shqiptarë për matematikën nga viti 2012 deri më 2022 ra me rreth 0.13 pikë. Gjithashtu nxënësit shqiptarë sipas testimit PISA të kryer në vitin 2022 morën 368 pikë në matematikë, 69 pikë më pak se në testin e 2018 dhe 21 pikë më pak se më 2012.

Që nga viti 2003, testi global i njohurive të 15-vjeçarëve “PISA” ka tentuar të vlerësojë ankthin për matematikën.

Ankthi për matematikën u mat, duke u kërkuar nxënësve t’u përgjigjen gjashtë pyetjeve “nuk jam dakord plotësisht”, “nuk pajtohem”, “pajtohem” ose “plotësisht dakord”.

Pohimet e nxënësve ishin “Shpesh shqetësohem se do të jetë e vështirë për mua matematika’; “Unë shqetësohem se do të marr nota të dobëta në matematikë”, ‘Tensionohem shumë kur më duhet të bëj detyrat e matematikës”, “Bëhem shumë nervoz duke bërë problemet e matematikës”, “Ndihem i pafuqishëm kur bëj një ushtrim matematike” dhe “Ndihem në ankth për dështimin në matematikë”.

Përgjigjet janë agreguar për të formuar indeksin PISA të ankthit të matematikës, duke ofruar një masë të standardizuar për të krahasuar ankthin në nivele të ndryshme dhe me kalimin e kohës.

UNESCO raportoi së fundmi se indeksi i ankthit të matematikës është rritur në mënyrë domethënëse në 37 vende dhe ekonomi ndërmjet 2012 dhe 2022, më së shumti në Austri, Danimarkë, Gjermani, Islandë, Lituani, Poloni, Sllovaki, Suedi, Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe Vietnam. Në Poloni dhe Suedi, për shembull, nxënësit 15-vjeçarë në vitin 2022 ishin të paktën 10 pikë përqindje më të tensionuar për matematikën sesa bashkëmoshatarët e tyre në vitin 2012.

Në të kundërt, ankthi ndaj matematikës ka rënë ndjeshëm në Shqipëri, Francë, Hungari, Jordania, Republika e Koresë, Katar, Rumani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

UNESCO e konsideron si pengesë për arritjet mësimore ankthin ndaj matematikës. Ankthi në matematikë, jo vetëm që i pengon nxënësit të ndjekin studimet e mëtejshme për matematikën, por i pengon ata edhe në dhe rrugët e karrierës drejt shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Ankthi ka ndikim negativ në shëndetin mendor dhe mirqenien e përgjithshme në të gjitha grup-moshat.

Gjatë dekadave të fundit, ka pasur më shumë interes në të kuptuarit se kur dhe si zhvillohet ankthi i matematikës.

Hulumtimet tregojnë se shenjat e para të shfaqen që në moshën 6-vjeçare me implikime të rëndësishme për zhvillimin e mëvonshëm, pasi ankthi tenton të mbetet i qëndrueshëm ose të rritet me kalimin e kohës.

Por nga krahasimi i të dhënave vendet që kanë rënie të ankthit të matematikës të nxënësit kanë edhe rezultate të dobëta të njohurive në këtë lëndë sipas PISA. Kjo lidhje vlen për Shqipërinë, Jordaninë, Katarin, Rumaninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./Monitor

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43