Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kamzës pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se i riu kishte precedentë të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit.