Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Shpërthimi i digës në Bunec, nën hetim administratori

Lapsi.al 17 January 2025
Shpërthimi i digës në Bunec, nën hetim administratori

Administratori i hidrocentralit Sasaj në Bunec është marrë nën hetim, pasi një ditë më parë shpërtheu diga. Mësohet se është proceduar penalisht Vangjel Ngjelo. Ndërkohë që nga shpërthimi i digës është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në “Bunec”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin V. N., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI