Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rikthimi i energjisë bërthamore, mbi 40 vende po përpiqen të zgjerojnë kapacitetet

Lapsi.al 17 January 2025
Rikthimi i energjisë bërthamore, mbi 40 vende po përpiqen të

Kërkesa mbarëbotërore për energji elektrike po rritet jashtëzakonisht shumë – qendrat e të dhënave për inteligjencën artificiale kanë p.sh. nevojë të jashtëzakonshme për energji. Por për shkak të krizës klimatike, kërkohen energji që prodhohen pa shkaktuar emetime të larta. Kjo është arsyeja pse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në Paris parashikon njërilindje të energjisë bërthamore.

Sipas IEA-së prodhimi i energjisë elektrike nga flota botërore prej gati 420 reaktorësh bërthamorë do të arrijë një nivel të ri rekordkëtë vit.

Ky është rezultati i një studimi të publikuar së fundmi nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

Prodhimi i energjisë elektrike nga energjia bërthamore po rritet

IEA parashikon që deri në vitin 2025 prodhimi i përgjithshëm i energjisë bërthamore do të arrijë rreth 2,900 teravat në orë. Kjo përbën rreth gati dhjetë për qind të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, termocentralet bërthamore kanë prodhuar në vitin 2023, 2,742 teravat orë dhe në vitin 2024, 2,843 teravat orë.Këtë vit prodhimi i energjisë bërthamore do të jetë “më i larti në histori”, tha shefi i IEA-s, Fatih Birol për agjencinë e lajmeve AFP. “Ne po hyjmë në një epokë të re të energjisë bërthamore.”

Në mbarë botën janë në ndërtim e sipër reaktorë me kapacitet 70 gigavat. Interesi për energjinë bërthamore është më i madh sesa ka qenë që nga kriza e naftës në vitet 1970. Më shumë se 40 vende po përpiqen të zgjerojnë kapacitetet e tyre për prodhimin e energjisë bërthamore, tha IEA. /DW

Të këshilluara

OKB e quan "historik" armëpushimin në Gaza

Shefi humanitar i OKB-së thotë se do të jetë një “sfidë e madhe” për të siguruar suksesin e marrëveshjes së armëpushimit. “Ky është një moment i një mundësie të...

13:26

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI