Flash

Tërmeti godet Lushnjen

Tërmet në Lushnje. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj ...

16:29

Euro prek një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as këtë javë dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas ku...

16:16

Renzi: Edhe unë isha mik me Ramën, por nuk më dhuroi gjë dhe nuk u gjunjëzua për mua

Lapsi.al 17 January 2025
Renzi: Edhe unë isha mik me Ramën, por nuk më dhuroi gjë dhe

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka komentuar marrëveshjen e bërë publike mes Emirateve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Italisë për energjine e ripërtëritshme. Në një intervistë për Syri TV, Renzi theksoi se ai dhe qytetarët italianë ishin informuar për marrëveshjen vetëm përmes mediave, njësoj si dhe për çështjen e emigrantëve.

I pyetur më tej nëse kishte pasur të njëjtën mardhënie me Ramën në kohën kur ishte kryeministër, Renzi u përgjigj me batuta se nuk ka marrë asnjë dhuratë nga kryeministri shqiptar ashtu si Meloni. Ai shtoi se të gjithë ne duan të kenë një raport të mirë me Shqipërinë por ky raport duhet të mbështetet mbi transparencën.

"Nuk më ka dhuruar asnjëherë ndonjë shall dhe nuk më është gjunjëzuar ndonjëherë (qesh), më mirë kështu. Përtej shakave, është bukur që kanë një raport të bukur personal, është bukur të kemi bashkëpunim maksimal por në transparencë dhe në respektim të qytetarëve të mos bëjmë lojëra. Me Ramën unë kam punuar kur kam qënë Kryetar i Këshillit të Ministrave, të gjithë ne duam të kemi një raport të mirë me Shqipërinë por ky raport duhet të mbështetet mbi transparencën" - tha Renzi.

LEXO EDHE: “Mjaft me këtë histori”/ Mediat italiane: Rama vuri në siklet Melonin

Ish-kryeministri tha se është e qartë se mes Ramës dhe Melonit ka një marrëdhënie të veçatë, por shtoi se kjo po u kushton shumë shtrenjtë italianëve.

"Tashmë është e qartë që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë midis atyre të dyve. Mua më jep vetëm kënaqësi, unë s kam agjë kundër marrëdhënieve njerëzore, personale. Kryeministrit tuaj i pëlqen të bëjë shaka, por aty ku nuk gjej asgjë për të qeshur është kur shpërdorohen paratë publike të taksave, si për shembull në qendrat e emigrantëve. Nuk besoj se kjo është një risi, është një çështje për të cilën kemi folur shumë herë ka një marrëdhënie të veçantë mes Melonit dhe Ramës, por kam p⌂rshtypjen se italianët paguajnë dhe paguajnë shtrenjtë", - tha Renzi.

Ai komentoi edhe nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë mes Emirateve të Bashkuara Arabe, Italisë dhe Shqipërisë, por theksoi se parlamentarët italianë nuk dinin asgjë për marrëveshjen.

"Askush prej nesh ka diskur ndonjë pikë të marrëveshjes. Ndoshta është një marrëveshje e mirë, unë nuk mund ta di këtë sepse unë jam një parlamentar, një deputet i opizitër por për këtë marrëveshje jam informuar njëlloj si ju nga gazetat, njëlloj siç ka ndodhur për emigrantët.

LEXO EDHE: Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama – Meloni me arabët

Ajo që do të ishte e rëndësishme në një demokraci është që të informosh njerëzit. Njeriu mund të jetë dakort të thotë 'o ç'ide e mirë!' ose të thotë 'nuk jam dakort' por ao që është e çuditshme është se këto marrëdhënie personale prodhojnë marrëveshje prej mld eurosh si ajo energjisë dhe ajo e emigrantëve. Ne do të kërkojmë do të pyesim nga kryeministrja se çfarë është kjo marrëveshje", - tha Renzi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën

Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kërkesën e Sali Berishës, i cili kërkoi shfuqizimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtepi’, të vendosur një vit më parë nga Gjyka...

20:07

Merr flakë një shtëpi në Gjirokastër

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës, si pasojë e një mase elektrike në aspiratorin e kuzhinës. Ndërhyrja e shpejtë e zj...

20:05

Aksident me vdekje në Berat

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor në Moravë, ku është përplasur për vdekje një grua 30-vjeçare dhe ka shpëtuar mrekullish fëmija ...

19:55

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI