Flash

Qytetarët e Fierit në protestë para Kadastrës/ Zvarritje për certifikatat e pronësisë

Lapsi.al 17 January 2025
Qytetarët e Fierit në protestë para Kadastrës/ Zvarritje

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme pranë Kadastrës Fier, për të protestuar për procedurat zvarritëse shumëvjeçare, për t'u pajisur me certifikatë pronësie. Ata pohojnë njëzëri të indinjuar se është e papranueshme që të aplikojnë, të paguajnë taksa e të sorollaten nga një institucion në tjetrin pa asnjë rezultat.

“Kam 20 vjet që kam aplikuar për legalizimin e shtëpisë dhe po pres të marr certifikatën e pronësisë. Kam bërë dy takime me drejtorin; na ka pritur, ka thirrur nënpunësit dhe ka thënë që dosja të vazhdojë sepse është në rregull. Tani këta nënpunësit na nxjerrin probleme të tjera. Na kërkojnë një shkresë dore, vetëm për të na sorollatur. Zvarritje është patjetër. Ja ku është vetëdeklarimi origjinal i vitit 2004. Jemi përmbytur dhe janë fshirë pak vulat origjinale dhe tani këta na ngrenë një problem tjetër. Ai më thotë se si ky dokument mund ta nxjerr sa herë të dua, por si mund ta nxjerr unë një dokument të tillë sa herë të dua, kur kjo është origjinalja e vitit 2005. Çdo procedurë dhe çdo tarifë e kam paguar në bankë dhe pres të marr certifikatën sipas ligjit të shtetit shqiptar."

"Për një copë letër kam ardhur këtu. Është gjynah që në vitin 2012 kam bërë aplikimin për tokën bujqësore në Libofshë. Pale për shtëpinë që nuk e kemi bërë fare. Nuk e di pse nuk del. Nëse kanë vënë kalamaj aty që pinë kafe dhe hanë byrek, le të vënë zanatçinj e ta zgjidhin.

"Unë jam më i vjetri i lagjes, që nga ’33-shi. Kam sjellë dokumentet e shtëpisë. Vij këtu dhe ngre duart përpjetë. Kanë bërë 7 herë matje. “Do të vijmë,” thonë. Unë kërkoj vetëm të zbatohet ligji. Kanë ardhur nga ana e anës të tjerët dhe janë bërë me dokumente. Unë, më i vjetri i lagjes, jo", thonë disa qytetarë.

“30 vjet këtu. Kam bërë 18 dynymë me certifikatë pronësie dhe pjesa tjetër është keq me kufizimet, nuk ka hartë.”

"Sa herë plotësojmë dokumentacionin konform ligjit, çdo herë na nxjerrin pretendime të tjera", shprehen qytetarët, duke e konsideruar këtë një zvarritje dhe sorollatje burokratike. E teksa presin para dyerve të hipotekës për orë të tëra e vite me radhë ata i bëjnë apel kryeministrit Rama, t’i japë rrugëzgjidhje të shpejtë kësaj situate.

 

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI