Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

GJKKO rrëzon kërkesën e ish ministrit Beqaj për zëvendësim të masës së sigurisë

Lapsi.al 17 January 2025
GJKKO rrëzon kërkesën e ish ministrit Beqaj për

Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi GjKKO i rrëzoi kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” lidhur me hetimet për abuzimet me fondet e BE në SASPAC.

Avokati i ish-ministrit të shëndetësisë, njëherësh ish-drejtorit të SASPAC, kërkoi zëvendësim mase me argumentin se nuk është marrë ende i pandehur nga SPAK dhe se nuk ka rrezik për t’u larguar duke qenë se Beqaj është treguar bashkëpunues. Vendimi u mor nga gjyqtarja Rudina Palloj në seancën e kësaj të premte, e cila nisi në orën 09.30.

Ish-drejtuesi i SASPAC Ilir Beqaj është në burg prej 4 korrikut 2024 pasi Prokuroria e Posaçme dyshon se ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera me përfitues vetë ish-ministrin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI