Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Drøgë dhe lojëra fati në Patos, në pranga një 28-vjeçar

Lapsi.al 17 January 2025
Drøgë dhe lojëra fati në Patos, në pranga një

Zbulohet një lokal në Patos, ku shiteshin doza kokaine dhe cannabisi, si dhe viheshin baste me celular, ndërsa në pranga ka rënë pronari i ambientit.

Policia bën me dije se gjatë operacionit “Multiple”, si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin Klajdi Malaj, 28 vjeç, banues në Patos.

Nga kontrolli në lokalin e Malajt, në Patos, shërbimet e Policisë konstatuan se ambienti ishte përshtatur për shitje në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis, si dhe për vënie të basteve sportive, me celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI