Flash

Tërmeti godet Lushnjen

Tërmet në Lushnje. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj ...

16:29

Euro prek një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as këtë javë dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas ku...

16:16

Analiza/ BIRN: Trump në Shtëpinë e Bardhë, ç'pritet për Shqipërinë dhe Ballkanin

Lapsi.al 17 January 2025
Analiza/ BIRN: Trump në Shtëpinë e Bardhë,

Më 20 janar Donald Trump do të bëjë betimin si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të ri, 4 vite pasi humbi zgjedhjet përballë Joe Biden.

Rikthimi i Trump nuk është vetëm një interes i brendshëm amerikan, por ka krijuar pritshmëri të ndryshme në çdo cep të botës, për rëndësinë e rolit që kanë SHBA-të në arenën ndërkombëtare, por jo pak dhe për shkak të profilit atipik dhe gjuhës politike që përdor presidenti republikan.

Analistët ndërkombëtarë kanë nisur të bëjnë parashikimet për ndikimin e presidencës së tij që nga Lindja e Mesme, konfliktet ushtarake në Ukrainë e Gaza, apo të ngrenë pikëpyetje për të ardhmen e aleancës së NATO-s e marrëdhënieve të SHBA-ve me Bashkimin Europian.

Edhe pse retorika politike e Trump ka ngjallur shpresat tek forcat politike të djathta konservatore në Europë e më gjërë, fitorja e tij në Tiranë u prit njësoj me entuziazëm si nga opozita që identifikohet me ideologjinë konservatore ashtu dhe nga e majta në pushtet.

Gjatë administratës së Joe Biden, kreu i opozitës Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit ndërsa pritet të dalë para gjykatës me akuzën e korrupsionit, por partia e tij shpreson se me administratën e re do të revokohet ‘non grata’.

Nga ana tjetër edhe kryeministri Edi Rama, një ish-kritik publik i Trump, e sheh veten si partner të përshtatshëm për administratën e re. Ndërkohë qeveria e tij po i hap udhën planeve të dhëndrit të Trump, Jared Kushner, për ndërtimin e resorteve turistike ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri.

A do të ndryshojë qasja ndaj politikës shqiptare?!

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare ndahen në parashikimet për ndikimin e drejtpërdrejte që mund të ketë administrata e re amerikane në politikën shqiptare, por bashkohen në pikën që Shqipëria duhet të ruajë marrëdhëniet e mira që ka me SHBA-të dhe të synojë forcimin e tyre me administratën e Trump.

Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm nën qeverisjen e socialistëve, thotë se për Shqipërinë partneriteti strategjik me SHBA-të është i pazëvendësueshëm pavarësisht ndryshimeve politike.

“Ajo çka dimë nga eksperienca e shkuar jo domosdoshmërish mund të shërbejë si udhërrëfyes për katër vitet e ardhshme, pasi rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë është konfirmim i një botëkuptimi të ndryshëm nga ai që jemi mësuar që prej rënies së Murit të Berlinit”- i tha ai BIRN-it duke shtuar se “pavarësisht qasjeve të ndryshme, SHBA-të do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në çështjet e sigurisë dhe sundimit të së drejtës në Shqipëri”.

Dashamir Shehi, kryetar i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, mendon se administrata e re do jetë vazhdimësi e politikës amerikane. Ajo që duhet të ndryshojë, sugjeron ai, është qasja e vendit tonë për të përdorur marrëdhënien e mirë afatgjatë me këtë administratë për të ndikuar në çështjen e Kosovës.

“Raporti duhet të jetë afatgjatë dhe konstruktiv i bazuar mbi parime të tjetra, jo mbi probleme lokale apo halle personale, por mbi perspektivën afatgjatë të Shqipërisë dhe Kosovës në Ballkan”- thotë Shehi.

Ndërsa në arenën e brendshme marrëdhënia me SHBA-në po keqpërdoret nga politika shqiptare, sipas tij. “Rama e përdor për strategji elektorale duke i dhënë Sazanin me tregu se e kemi mirë me Amerikën, ndërsa pala tjetër ecën me iluzionin e rremë se se ata (administrata e re) janë miqtë tanë”.

Por, Edit Harxhi, ish zëvendësministre e Jashtme në qeverisjen e Berishës beson se ndryshimi i kursit politik në Shtëpinë e Bardhë do të ndihet dhe në Shqipëri në favor të opozitës.

“Jam e sigurt që kjo do të ndikojë shumë në klimën politike në Shqipëri por do të ndikojë edhe në klimën aktuale përsa i përket raportit midis të ashtuquajturës drejtësi e re, e cila është përpunuar nga zyrat e Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe natyrisht mbështetur fuqimisht nga Edi Rama për qëllimet e tij personale…”- i tha ajo BIRN-it. Sipas Harxhit ndikimi në mënyrë të drejtpërdrejtë do të lidhet me “dosjet të cilat janë në departamentin amerikan të drejtësisë përsa i përket Shqipërisë, siç është dosja McGonigal”.

Në lidhje me ‘non grata’-n e Berishës, ajo sugjeron se administrata e re do të ndryshojë qasjen e politikës së jashtme për sanksionet ndaj liderëve apo njerëzve të fuqishëm në botë.

“Unë mendoj që jemi pranë finalizimit të një momenti të rëndësishëm në politikën e jashtme amerikane, atë të mos ndërhyrjes drejtpërdrejt në politikën e përditshme, ditore apo në politikën e brendshme të vendeve të tjera duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë por duke ia lënë fatin e tyre popujve”- thotë Harxhi.

Ndërsa për Bushatin ndikimi në politikën shqiptare mund të shihet pas disa viteve dhe në varësi me ndikimin që do të ketë në spektrin politik në Europë.

“Në kontekstin politik shqiptar kjo është si të kërkosh eskimezë në shkretëtirë”- e perifrazon ai ndikimin që mund të prodhojë ‘gara’ mes dy palëve për të lobuar në mënyrë të njëanshme në administratën e re amerikane.

Megjithatë, ai thotë se, “duhet pranuar se nuk jemi një rast përjashtimor pasi në Europë po shohim një garë mes partive të spektrit konservator për t’u konsideruar si partnerë të Trumpit shoqëruar me kritika të ashpra nga Elon Musk ndaj partive tradicionale në vendet kyçe të Europës”.

Kjo, sipas Bushatit, “do të thotë se spektri politik i pas disa viteve mund të jetë mund të jetë krejt i ndryshëm nga ai që jemi mësuar ne, si pasojë e ndikimit amerikan në Europë”.

Edit Harxhi mendon se lobingjet e njëanshme të Ramës me Sorosin apo politikanëve të tjerë për arsye personale e kanë dëmtuar aleancën e fortë mes dy vendeve.

Ndaj ajo sugjeron se “ka ardhur koha që të bëhet një lobing mbarëkombëtar “për të avancuar qëllimet e anëtarësimit në BE por edhe proceseve të tjera demokratike në botë duke përfshirë këtu me aq sa ka fuqi Shqipëria, zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe zgjidhjen e dialogut me Serbinë”.

Rrezikimi i balancave në Ballkan dhe roli i Shqipërisë në çështjen e Kosovës

Pritshmëria për administratën e Trump ka dhe në rajonin e Ballkanit dhe angazhimi i saj për një zgjidhje përfundimtare të dialogut të zgjatur mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Brukselit.

Gjatë mandatit të parë, i dërguari special i SHBA Richard Grenell dhe këshilltari i sigurisë kombëtar të Trump, Richard O ‘Brien ndërmjetësoi një marrëveshje mes udhëheqësve serbë dhe kosovarëve që vetë presidenti e pagëzoi si “historike” dhe u firmos në zyrën e tij.

Marrëveshja ishte kryesisht për çështje ekonomike, ndërsa çështjet e ndjeshme politike mes dy vendeve vijojnë të mbeten në tavolinë, ndërsa incidentet në kufirin mes dy vendeve i rrezikojnë seriozisht rezultatet e këtyre negociatave.

Pyetja në Ballkan është si do të ndikojë administrata e Trump në balancat e brishta në Ballkan dhe dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa për Shqipërinë si anëtare e NATO-s çfarë roli mund të luajë në këtë drejtim.

Për Bushatin situata në rajon është e lidhur me marrëdhënien mes BE-së dhe SHBA-së.

“Një dobësim i lidhjes euro-atlantike nuk është ogur i mirë për rajonin tonë, ku SHBA-të konsiderohen si garantues të perimetrit të sigurisë, ndërsa europianët “alergjik” ndaj forcës. Mbetet të shihet nëse administrata Trump do të ekspozojë më tej dobësitë e BE-së apo do të nxisë një riorganizim europian në një shkallë më të gjerë”- thotë ai.

Sipas ish ministrit nga kjo do të varet edhe ecuria e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe e ardhmja e rajonit tonë.

Për Bushatin tabloja e Ballkanit është e tillë ku; “Serbia kërkon të përfitojë nga rrethanat gjeopolitike që shtyjnë drejt një rendi të ri botëror. Shqipëria jeton me ankthin e pranisë në tryezën ku supozohet se do të formatohet rendi rajonal. Ndërsa Kosova këmbëngul për të mos vendosur në kolateral shtetësinë e saj si një prej produkteve më simbolike të rendit të tanishëm, themelet e të cilit kanë kohë që lëkunden”.

Në këtë situatë ai nuk sheh ndonjë rol të madh të Shqipërisë për shkak të gabimeve në politikën e jashtme.

“Shqipëria ka humbur një nga asetet kryesore të politikës së jashtme, peshën dhe influencën ndaj shqiptarëve në rajon, dhe duket sikur e kompenson atë me organizimin e takimeve ndërkombëtare”- thotë Bushati, duke shtuar se nga ana tjetër, “Serbia ka shfryëzuar mjeshtërisht luftën në Ukrainë, duke mbajtur larg presionin e perëndimit për t’u bashkuar me sanksionet ndaj Rusisë, dhe duke fituar para nga shitja e armatimeve me destinacion Ukrainën”.

Dashamir Shehi dhe Edit Harxhi mendojnë se Shqipëria duhet të synojë një rol më të fortë në çështjen e Kosovës me shpresën se administrata e re amerikane do të angazhohet për një zgjidhje përfundimtare të saj.

“Së pari duhet të zgjidhim marrëveshjen bilaterale si do paraqitemi në tavolinën e negociatave”- thotë Shehi, por shton se fatkeqësisht “jemi në periudhë zgjedhore në dyja vendet dhe nëse keqpërdoret ky raport për çështje zgjedhore do t’i bëjë dëm kësaj çështje”.

Sipas Shehit, nëse Shqipëria do ketë një raport homogjen me Kosovën dhe të paraqiten me të njëjtat pretendime dhe me të njëjtën platformë do të ponderojë më shumë drejt një zgjidhjeje definitive. “Por nëse dy vendet hyjnë me politika të ndryshme avantazhon palët e tjera në Ballkan dhe mund të përfundojmë në një zgjidhje që mund të jetë drastike”- shton ai.

Edhe ish zëvendësministrja e Jashtme sugjeron se pas betimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë Shqipëria të ketë synime të qarta në politikën e jashtme dhe të ngrejë në arenën ndërkombëtare çështjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk duhet të shihet më si një proces negociatash, por duhet të ketë një vendim politik për të cilën Shqipëria duhet të ketë një rol të jashtëzakonshëm lobimi përkrahë partnerëve tanë ndërkombëtar duke filluar nga SHBA”- thekson ajo duke shtuar se “kjo do të mundësohet nëse do të kishte qëndrim të përbashkët europian dhe amerikan përsa i përket sigurisë së Europës dhe shpëtimit të Kosovës dhe Ballkanit nga ndikimi rus dhe natyrisht nga lojërat që bën Serbia”. /Marrë nga Reporter.al

Të këshilluara

Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën

Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kërkesën e Sali Berishës, i cili kërkoi shfuqizimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtepi’, të vendosur një vit më parë nga Gjyka...

20:07

Merr flakë një shtëpi në Gjirokastër

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës, si pasojë e një mase elektrike në aspiratorin e kuzhinës. Ndërhyrja e shpejtë e zj...

20:05

Aksident me vdekje në Berat

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor në Moravë, ku është përplasur për vdekje një grua 30-vjeçare dhe ka shpëtuar mrekullish fëmija ...

19:55

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI