Flash

Parlamenti nis më 8 shtator

Shtatori pritet të jetë një muaj i ‘nxehtë’ politik. Këtë vit, vapa nuk ikën me gushtin. Shtatori i ri politik n...

18:17

Serwer: Biden favorizoi Serbinë jo Kosovën, ashtu do bëjë dhe Trump

Lapsi.al 16 January 2025
Serwer: Biden favorizoi Serbinë jo Kosovën, ashtu do bëjë

Presidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi politika në favor të Serbisë. Kështu shkruan profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, në një analizë për administratën që po largohet dhe për atë që po vjen.

Në një intervistë për A2 CNN, eksperti shpreh zhgënjim të thellë për faktin se si Biden, ashtu edhe Antony Blinken, Derek Chollet dhe Christopher Hill, që e njihnin shumë mirë Ballkanin Perëndimor dhe vuajtjet e Kosovës, vendosën të zbatonin një politikë të Amerikë pro Beogradit.

“Në pjesën më të madhe të Administratës Biden, Gabriel Escobar, ish-zëvendës Shefi i Misionit në Beograd, udhëhoqi politikat e shtetit në Ballkan. Ai shndërroi formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në prioritetin e tij kryesor. Kjo i dha Beogradit atë që dëshironte më së shumti, ndërsa Prishtinës asgjë. Kjo nuk do të funksiononte kurrë dhe ashtu rezultoi”, tha Daniel Serëer, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Profesori shton se njerëzit e Bidenit u anuan edhe më shumë drejt Serbisë duke mos thënë asgjë të dobishme kur u rrëmbyen dy policë të Kosovës brenda territorit të saj.

“Kur Vuçiç dërgoi njerëz të dhunshëm për të sulmuar paqeruajtësit e NATO-s, Uashingtoni foli shumë pak. Kur Serbia organizoi sulmin terrorist në Kosovë, ata nuk bënë asgjë”, tha Daniel Serëer.

Profesori amerikan analizon se nuk pret që administrata e dytë e Trump të bëjë diçka ndryshe, pasi pret që së pari të vendosë si prioritet projektet ekonomike të dhëndrit, Jared Kushner, në Shqipëri dhe Serbi.

“Ju mund të prisni që Trump të mos bëjë asgjë që rrezikon projektet e Kushner me paratë saudite. Kjo do të thotë se do të vazhdojë të anohet edhe më shumë drejt Beogradit dhe larg Prishtinës, megjithatë jo larg Tiranës. Shqipëria dhe Serbia pajtohen në shumë gjëra, përfshirë nevojën që liderët e tyre të qëndrojnë në pushtet pa një opozitë serioze.”, u shpreh profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Serwer thekson se ledhatimi ndaj Beogradit do të vazhdojë, ndërsa parashikon një përkeqësim të situatës nëse Uashingtoni i rikthehet ideve për ndarjen e Kosovës në vija etnike./A2

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI