Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Sazani, ishulli i thesarit për Ramën

Lapsi.al 16 January 2025
Sazani, ishulli i thesarit për Ramën

Në debatin e hapur së fundi, atë se deri në ç’pikë mediat tona i thonë të vërtetën publikut, ishte tejet interesante të shikoje se si u pasqyrua vendimi për shpalljen investitor në Shqipëri, të dhëndrit të Donald Trump, vetëm pak ditë përpara sesa ai të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë. Një pjesë e artikujve të atyre që janë pranë rilindjes, e shitën këtë si një vendim të qeverisë. Disa edhe më detajistë për fakte formale, e pasqyruan si një akt që u ndërrmor nga Komiteti i Investimeve Strategjike.

Në fakt, për të qenë të thjeshtë dhe të vërtetë, duhet thënë se kjo nuk është, as pasojë e politikave zhvillimore të qeverisë, as fryt i studimeve, se cilët biznesmenë plotësojnë kushtet që të marrin favore. Ky është një vendim individual i Edi Ramës, për arsyet e veta personale.

Pesë ditë para inaugurimit, Rama i dhuron Sazanin dhëndrit të Trump

Ka më shumë se një argument që e mbështet këtë pohim. Së pari, Jared Kushneri, njësoj si dhe Grenelli, kanë zbarkuar në Shqipëri tranzit nga Serbia e Vuçiçit. Njësoj si Alabari që u hodh në Durrës pas projektit Beogradi përballë ujit, njësoj si Tony Blair që shërben si lobist i të dy autokratëve, njësoj si kompanitë e njëjta të sondazheve dhe fushatave, kryeministri shqiptar dhe presidenti serb përdorin kanale të përbashkët, për të arritur qëllimet e tyre. Edhe projekti Zvërnec- Sazan, është i lidhur ngushtësisht me atë që Kushner dhe Grenell do ndërtojnë mbi gërmadhat e ish- ministrisë së Mbrojtjes, të bombarduar nga NATO, në qendër të kryeqytetit serb.

Pra, ai është një grep që Vuçiç dhe Rama kanë përdorur për t'u afruar me presidentin e sapozgjedhur. Rik Grenell, si njeriu i negociatave për ndarjen e Kosovës dhe miku i ngushtë i Vuçiçit, thjeshtë ka shërbyer si lehtësuesi i këtij deal-i politik.

Sazani & Zvërneci/ Grenell, miku i Serbisë, investitor në Shqipëri

Por historia nuk përfundon këtu. Për ta mbrojtur rezultatin e dakordësuar me Beogradin, shefi i qeverisë ka përdorur edhe biznesmenë vendas. Sipas skemës së korruptimit të McGonigalit, qëlllimi i tyre ka qenë i qartë, t'ia ngulisin Ivankës, Jaredit etj, idenë se Shqipëria e vogël është një parajsë ku askush nuk del me xhepat bosh.

Nuk ka asnjë dyshim se Edi Ramës i duhej dëshpërimisht që kjo lidhje të funksiononte, pas largimit të një administrate demokrate që përqafoi linjën e masakrimit të opozitës politike në Shqipëri dhe sidomos pas rekordeve të llahtarshme të deklaratave anti Trump që i ruhen në arkiva. Jo më kot, komisioni i senatit amerikan që hetonte konfiktin e interesit, ka pëmendur shpenzimet e parave në hotelin privat të presidentit miliarder në Uashington dhe tratativat e fundit me Kushnerin. Kreu i këtij komisioni, Ron Wyden, ngriti shqetësimin se këto mund të qenë përpjekje për ndikim të drejtpërdrejtë mbi familjen Trump nga Shqipëria dhe Serbia.

WSJ: Kushner ia kërkoi Sazanin, Ramës duke pire kafe në Davos

Natyrisht që indiciet janë sheshit. Por ato bëhen më të forta edhe po të shikosh pikturën e madhe. Njësoj si në këtë rast, Edi Rama ka ndërmarë të tilla aventura personale edhe për ardhjen e afganëve të braktisur nga SHBA në dorë të talebanëve edhe për muxhahedinët, ashtu siç ka përgënjeshtruar vetveten kur thoshte se Shqipëria nuk do shërbente si kamp azilantësh për vendet e pasura dhe pastaj i dhuroi sovranitetin e vendit Giorgia Melonit.

Pra, vështirë të kesh dyshime nëse vendimi i fundit i Komitetit të Investimeve Strategjike, është thjeshtë një lojë personale. Ai vjen pikërisht tani, kur aq të dashurit aleatë demokratë në SHBA, po largohen nga pushteti. Ai vjen pak ditë para se Donald Trump ta rimarë atë.

Por, sado që ky vendim të duket i lidhur me zgjedhjet e 5 nëntorit dhe me inagurimin e 20 janarit, në mënyrë paradoksale ai e ka burimin tek sfida jonë e 11 majit. Sepse aty shqiptarët do kenë si alternativë, pothuajse të vetme, një njeri që fal llokma nga atdheu, për të vazhduar ta sundojë edhe më brutalisht.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Si të jetohet në vitin G-Zero

Kemi hyrë në periudhën më të paparashikueshme prej viteve tridhjetë të shekullit të kaluar. Ja shtatë shenja të shënuara kalimthi për rrugëtimin para G-Zer...

17:09

Fuck checking

Gazetat kryesore që bërtasin me zhurmë kundër ndalimit të politikës të kontrollit të fakteve nga Facebook dhe Instagram i ngjajnë një bordelloje ku, që nga pron...

12:21

Pse Rama është i dënuar ta mbrojë Veliajn

Sa më shumë që Erion Veliaj po shpenzon kohë me kolegët e SPAK-ut, në dëm të qytetarëve të Tiranës, aq më e fortë po bëhet një dilemë që ka kapluar qarqet polit...

18:02

Shikojeni pak Ramën përmes Tik Tok-ut

Kush ndërmer guximin ti kthehet kujtimeve aspak të bukura të kohës së Covidit me siguri e mban mend një akt, sa të çmendur po aq dhe qesharak. Në betejën e eths...

15:21

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI