Flash

Rriten sërish aplikimet e shqiptarëve për azil në vendet e BE-së

Lapsi.al 16 January 2025
Rriten sërish aplikimet e shqiptarëve për azil në vendet e

Pas disa muajsh ngadalësimi, aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë rifilluar sërish rritjen në muajin tetor.

Të dhënat e Eurostat, të përpunuara nga Monitor bënë të ditur se në tetor 2024 u shënuan gjithsej 685 kërkesa për azil, që është numri më i lartë që nga shkurti i këtij viti, kur shifra ishte 750.

Gjithsesi, në raport me 2023-n, ikjet përmes kërkesave për mbrojtje të përkohshme kanë shënuar rënie, Gjithsej për periudhën janar tetor 2024, kishte 6170 kërkesa për azil, me një rënie prej 19.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri më i lartë i aplikimeve në 5 vitet e fundit u regjistrua në 2022-2, kur një valë e re emigracioni përfshiu vendin. Në janar tetor 2022 kishte gjithsej rreth 11 mijë kërkesa për azil.

Franca vijon të jetë shteti kryesor ku shkojnë pjesë më e madhe e atyre që aplikojnë për mbrojtje të përkohshme. Në janar-tetor të 2024, në këtë shtet, që njihet për politikat e tij sociale, u regjistruan gati 2 mijë kërkesa. Më pas vijon te renditet Italia (1550), Gjermania (1250), Greqia (850).

Europa

Në tetor 2024, 86 945 shtetas jo të BE-së aplikuan për herë të parë për azil në vendet e Bashkimit Europian, një rënie prej 24 për qind krahasuar me tetorin e vitit 2023.

Kishte gjithashtu 7 475 aplikantë të mëpasshëm, që përfaqëson një rritje prej 11% krahasuar me tetorin 2023 (6 725).

Sirianët mbeten grupi më i madh i azilkërkuesve

Sirianët mbeten grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil (15 815 aplikantë për herë të parë), të ndjekur nga venezuelianët (7 305), afganët (5 870) dhe turqit (4 640).

Gjermania (20 565), Spanja (15 780), Italia (13 715) dhe Franca (13 135) vazhduan të marrin numrin më të madh të aplikantëve për herë të parë për azil, duke përbërë 73% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.

Norma totale e BE-së e aplikantëve për azil për herë të parë në tetor 2024 ishte 19.4 për njëqind mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2024), normat më të larta të aplikimeve për herë të parë u regjistruan në Greqi (79.4), përpara Qipros (51.3).

Gjithsej 3 295 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE, ku shumica e tyre vinin nga Siria (1 095) dhe Afganistani (450).

Vendi i BE-së që mori numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishte Gjermania (1 010), e ndjekur nga Greqia (445), Spanja (340), Holanda (325) dhe Belgjika (295). /Monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI