Flash

Parlamenti nis më 8 shtator

Shtatori pritet të jetë një muaj i ‘nxehtë’ politik. Këtë vit, vapa nuk ikën me gushtin. Shtatori i ri politik n...

18:17

Kushner investitor strategjik/ Mediat e huaja: A po kërkon Rama vëmendjen e Trump?

Lapsi.al 16 January 2025
Kushner investitor strategjik/ Mediat e huaja: A po kërkon Rama

Lajmi se qeveria e Shqipërisë i ka dhënë statusin e “investitorit strategjik” një kompanie të lidhur me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner, për të ndërtuar një resort luksoz në ishullin e Sazanit ka marrë menjëherë vëmendje ndërkombëtare.

Gazeta e njohur amerikaneNew York Times”, e cila edhe më parë ka hedhur dyshime për këtë projekt, thotë se ajo është një nga disa marrëveshjet që anëtarët e familjes së presidentit të sapozgjedhur Donald Trump kanë me vendet e huaja. Por, thekson gazeta, këto vende kanë çështje politike të hapura me Shtetet e Bashkuara.

“Projekti është një nga disa të tillë që përfshin Trump dhe familjen e tij të gjerë drejtpërdrejt me institucione qeveritare të huaja. Ato do të ecin përpara edhe kur Trump do të jetë në krye të politikës së jashtme dhe do të marrë vendime edhe për këto shtete”.

LEXO EDHE: Andi Bushati: Sazani, ishulli i thesarit për Ramën

New York Times thotë se ka tentuar të kontaktojë me Kushner dhe qeverinë shqiptare, por nuk kanë marrë asnjë koment. Por të pyetur më parë për këtë projekt, të dy kanë thënë se vlerësimi nuk po ndikohet nga lidhjet e Kushner me Trump apo ndonjë përpjekje për të kërkuar favore nga qeveria amerikane.

“Fakti që një sipërmarrës kaq i njohur amerikan tregon interesin e tij për të investuar në Shqipëri, na bën shumë krenarë dhe të lumtur”, tha një zëdhënës i kryeministrit vitin e kaluar në një deklaratë për New York Times, kur u pyet për projektet.

Ndërsa agjencia e lajmeve Reuters nënvizon se vendimi për dhënien e statusit “investitor strategjik” është marrë nga Komiteti i Investimeve Strategjike që kryesohet nga kryeministri Edi Rama.

“Më 30 dhjetor (Komiteti) pranoi një propozim nga Atlantic Incubation Partners LLC për projektin 45 hektarësh në ishullin e vogël të Sazanit, që përfshin një investim të planifikuar prej 1.4 miliardë euro. Në vendimin me shkrim, të parë nga Reuters, Komiteti thotë se projekti përputhej me legjislacionin mbi investimet strategjike dhe numrin e vendeve të punës të kërkuara nga legjislacioni, duke thënë se do të punësonte rreth 1000 njerëz” – citohet në shkrim.

LEXO EDHE: Kronologjia/ Ishulli i Sazanit, një investim i negociuar në errësirë

Edhe Reuters thotë se nuk mundi të kontaktonte menjëherë Atlantic Incubation Partners për një koment. Agjencia e lajmeve shkruan se Kushner, që shërbeu si ndihmës kryesor i Trump gjatë mandatit të parë të vjehrrit të tij si president i SHBA-së, krijoi kompaninë e investimeve në vitin 2021.

“Projektet mund të nxisin ekonomitë lokale duke joshur vizitorët, por kompania po përballet me kundërshtimin e kritikëve që thonë se do të dëmtojnë mjedisin ose, në rastin e Beogradit, do të kërcënojnë vendet me rëndësi kulturore” – citohet në shkrimin e Reuters.

Lajmi ka marrë edhe vëmendjen e revistës Bloomberg që e hap me titullin “Kushner merr miratimin për projektin e resortit luksoz në Shqipëri përpara kthimit të Trump”.

“Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, mori miratimin paraprak nga qeveria shqiptare për një resort luksoz prej 1.4 miliardë dollarësh në një ish-bazë ushtarake në një ishull në brigjet jugore të vendit. Vendimi, i lëshuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike të vendit, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, i lejon ekipit të Kushnerit të fillojë vlerësimet mjedisore dhe punë të tjera përgatitore në zonën prej 1400 hektarësh në ishullin e Sazanit” – thuhet ndër të tjera në shkrim.

Lajmin e ka pasqyruar edhe britanikja “The Indipendent që gjithashtu e lidh vendimin e marrë nga qeveria shqiptare me momentin e kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Ky projekt është vetëm njëri nga disa të lidhur me Trump dhe familjen e tij, i cili përfshin edhe qeveri të huaja teksa familja kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Jared dhe Ivanka kanë thënë të dy se nuk do të marrin role zyrtare në administratë, por dhëndri do të këshillojë Donald Trump për çështjet e Lindjes së Mesme, sipas raporteve” – thuhet në shkrim.

LEXO EDHE: Manipulimi në TV me investimin për Sazanin dhe Zvërnecin

Shkrimi citon edhe Virginia Canter, një këshilltare për etikën në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratave Clinton dhe Obama, e cila i ka thënë gazetës britanike “The Times” se çdo marrëveshje e qeverisë me familjen Trump të jep përshtypjen se ka një përpjekje për të fituar ndikim tek presidenti i zgjedhur. “Gjithçka duket si favorizim, sikur ata po i ofrojnë akses Kushnerit sepse duan të jenë në anën e mirë të Trumpit”, - tha Canter për gazetën.

“The Indipendent” u jep zë edhe shqetësimeve të atyre i druhen shkatërrimit një herë e mirë të ekosistemit të zonës. “Disa nga publiku janë të verbër ndaj rrezikut që sjellin këto zhvillime. Njerëzit në Vlorë nuk duan të flasin për këtë nga frika” – citohet Arben Kola që shërben si guidë në Vlorë. Ata nuk mund të ngrenë shqetësime nga frika se mos humbasin bizneset e tyre.

“Mënyra se si funksionon turizmi për Sazanin për momentin ndihmon në ruajtjen e natyrës dhe jo në dëmtimin e saj. Nuk duhet ta ndryshojmë këtë” – shton ai.

Affinity Partners ka thënë se ata po planifikojnë të ndërtojnë një "komunitet eko-resort" me 5 yje dhe se ata do të shndërrojnë një "ish-bazë ushtarake në një destinacion të gjallë ndërkombëtar për mikpritje dhe mirëqenie".

Ndërsa agjencia e lajmeve AFP nënvizon se statusi i tij "strategjik" do t'i mundësojë projektit "të përfitojë nga procedurat e përshpejtuara dhe përfitime të tjera".

“Vendimi erdhi teksa Trump do të marrë detyrën të hënën. Familja Trump ka një histori të gjatë të fillimit të projekteve luksoze në mbarë botën. Në Ballkan, Kushner vitin e kaluar njoftoi planet për të investuar në pasuri të paluajtshme në Serbinë e afërt. Disa kritikë kanë akuzuar Kushnerin dhe gruan e tij Ivanka Trump se kanë shfrytëzuar kohën e tyre në Shtëpinë e Bardhë për të siguruar marrëveshje biznesi jashtë shtetit” – thuhet në shkrim.

Lajmi është pasqyruar edhe në mediat greke dhe deri në ato holandeze.

“Presidenti shqiptar Bajram Begaj vendosi së fundmi të heqë ishullin e Sazanit – i cili kishte statusin e poligonit të qitjes dhe terrenit për stërvitje detare – nga lista e bazave ushtarake” – shkruan Protothema”.

“Organizatat mjedisore janë të shqetësuara për pasojat në biodiversitetin e rajonit bregdetar dhe për cilësinë e jetës për banorët. Një OJQ shqiptare njoftoi një padi kundër planeve të investimit vitin e kaluar. Thuhet se shumë lloje unike të kafshëve ndodhen në ishull, i cili është ende një park i mbrojtur. Ato rrezikojnë të zhduken” - shkruan gazeta holandezeDe Volkskrant. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI