Flash

Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Lapsi.al 16 January 2025
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro paraqitet në Prokurorinë e

Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Sot në GJKKO do të mbahet seanca paraprake për kryebashkiakun i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës, pasi sipas SPAK ka licencuar në shkelje të ligjit një karburant në Bilisht që nuk kishte leje dhe për të IKMT kishte marrë vendim se do shembej.

Në muajin dhjetor, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim Duron, nën akuzën "Shpërdorim detyre" dhe po ashtu edhe Astrit Seferkollin, Gazmend Haxhijan, Gazmend Malin dhe Vojsava Bregun, ndaj të cilëve rëndon e njëjta akuzë.

SPAK kishte gjetur shkelje ligjore nga njësia Administrative Qendër Bilisht, me dhënien e një lejeje në vitin 2015 dhe një autorizimi në vitin 2020 shoqërisë Genci Petrol”, sh.p.k., për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll. Prej vitit 2015 dhe në vijim, nga dhënia e lejes dhe autorizimit në kundërshtim me ligjin janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri.

Në kohën kur mbante detyrën e Administratorit të komanduar të Njësisë Qendër Bilisht, Vojsava Bregu mundësoi shoqërisë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k, në 27 gusht të 2015 “për tregtimin me pakicë të karburanteve+GLN”, leje e cila sipas SPAK, ishte në kundërshtim me ligjin.

Nga ana tjetër Eduard Duro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli pajisën shoqërinë tregtare me autorizimin për tregtimin e karburanteve. Autorizimi nga Duro është dhënë në kundërshtim me ligjin nr. 8450, dt 24.02.1999 dhe VKM nr. 970 dt. 2.12.2015 dhe në këtë kohë “Genci Petrol” sh.p.k. nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 16 janar 2025

Këtë të enjte, 16 janar 2025, euro do të blihet me 97.8 lekë dhe do të shitet 98.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96.2 lekë. Paun...

08:52

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI