Flash

Parlamenti nis më 8 shtator

Shtatori pritet të jetë një muaj i ‘nxehtë’ politik. Këtë vit, vapa nuk ikën me gushtin. Shtatori i ri politik n...

18:17

KPA rikthen në detyrë prokuroren Eriselda Bala

Lapsi.al 16 January 2025
KPA rikthen në detyrë prokuroren Eriselda Bala

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 16 janar vendimmarrjen në çështjen e prokurores së Tiranës, Eriselda Bala, ankimi i së cilës u gjet i drejtë dhe u rikthye në detyrë.

KPK e shkarkoi prokuroren Bala me shumicë votash më 7 prill 2022, pasi u arsyetua se nuk ka pasur mundësi për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 91.09 m2 në Tiranë kundrejt çmimit 48 mijë euro, si dhe ka kryer deklarime të rremë për burimet e krijimit. Shumica e trupës së KPK konstatoi deklarime dhe shpjegime kontradiktore lidhur me mënyrën e shlyerjes së çmimit të apartamentit, që u kundërshtuan nga anëtarja në pakicë, e cila vlerësoi se subjekti arrinte nivel të besueshëm për pasurinë, ashtu si dhe për figurën e profesionalizmin.

Pas ankimit të ushtruar nga prokurorja Bala, Kolegji vendosi të kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, me qëllim konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike që lidhet me mënyrën e pagesës së çmimit të apartamentit në pronësi të subjektit të rivlerësimit.

Kryesuesi i turpit gjykues të KPA, Sokol Çomo deklaroi gjatë shpalljes së vendimmarrjes, se pretendimet e subjektit janë gjetur të drejta dhe vendimmarrja e KPK është rrëzuar si e pabazuar. Çomo vërejti se në vendimmarrje janë trajtuar dhe shkaqet e tjera të ankimit që nuk u kaluan për shqyrtim në seancën publike.

Për një autoveturë të llojit Benz të blerë në vitin 2009 për shumën 11 mijë e 390 euro, për të cilën KPK ka konstatuar pasaktësi në deklarimet e burimeve në deklaratën Veting dhe në atë periodike, Kolegji vlerëson se këto pasaktësi janë pa ndikim në vlerësimin tërësor. Sipas KPA, pavarësisht pasaktësive, subjekti rezulton me burime financiare të ligjshme për krijimin e kësaj pasurie.

Lidhur me apartamentin në Tiranë, ndryshe nga KPK, Kolegji arrin në konkluzionin se pavarësisht mosdeklarimeve të burimeve në deklaratën periodike, nuk mund të konsiderohet si deklarim i pasaktë, pasi ato janë korrigjuar në deklaratën veting.

Konkluzionin e KPK për mënyrën e pagesave për këtë apartament, Kolegji e gjen të pambështetur në prova të mjaftueshme. Në kontratën e porosisë së vitit 2012 për apartamentin, është parashikuar se kësti i parë në shumën 8000 euro do të likuidohet menjëherë me firmosjen e kontratës; kësti i dytë 39 mijë euro në momentin e dorëzimit të çelësave dhe kësti i tretë 1000 euro me nënshkrimin e kontratës së shitjes së apartamentit. Ndërsa në kontratën e shitjes të vitit 2015 parashikohet se vlera e apartamentit 48 mijë euro është likuiduar nga ana e blerësit në favor të shitësit në llogarinë bankare të këtij të fundit.

Nga korrespondenca e Komisionit me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave janë konstatuar raportime për dy transaksione bankare të kryera në emër të subjektit në qershor të vitit 2012, konkretisht dy depozitime cash në vlerat 33 mijë e 150 euro dhe 14 mijë e 850 euro për llogari të shoqërisë ndërtuese, me burim kursime familjare, njëra prej të cilave me përshkrimin “për blerje apartamenti”.

Prokurorja Bala theksoi në seancat dëgjimore se nuk ka lidhje me pagesat e kryera në qershor dhe se një hetim penal i iniciuar prej saj kishte konkluduar se nënshkrimet nuk ishin të subjektit, por ishin të falsifikuara. Sipas Kolegjit, fakti se subjekti ka kryer kallëzim penal menjëherë sapo ka mësuar për këto veprime, si dhe rrethana të tjera, mbështesin pretendimet e saj se pagesat për apartamentin janë kryer cash.

KPA çmon se të gjitha provat dhe faktet e administruara i dobësojnë dyshimet e ngritura nga KPK.

Lidhur me vërtetësinë e mandatpagesave, Kolegji thotë se ka verifikuar burimet. Subjekti ka deklaruar si burime dhurime nga prindërit dhe hua nga motra, respektivisht nga 1 milion lekë. Familjarët e subjektit sipas KPA, rezultojnë të kenë pasur depozita që janë tërhequr brenda vitit 2012 në momentin e maturimit. Kolegji e ka gjetur të besueshëm pretendimin për përdorimin e një huaje tjetër të përkohshme, që ka rezultuar me burime të ligjshme. Sipas trupit gjykues, gjurmët bankare e bëjnë të besueshëm këtë transaksion.

Po ashtu, KPA ka gjetur me burime të ligjshme depozitat e prindërve të bashkëshortit të subjektit, si dhe sjell në vëmendje se ato janë krijuar para fillimit të detyrës nga ana e saj.

Në përfundim, trupi gjykues i Kolegjit arrin në përfundimin se prokurorja Bala dhe bashkëshorti i saj kanë pasur mundësi për blerjen e apartamentit, si dhe e gjen të pabazuar konkluzionin e KPK se subjekti ka kryer deklarim të rremë të burimeve të kësaj pasurie.

Po ashtu gjendet i pabazuar konkluzioni tjetër i KPK për pasaktësi në deklarimin e huasë në vitet vijuese, duke argumentuar se kjo marrëdhënie nuk ka pasur ndonjë ndryshim e për rrjedhojë nuk mund të sjellë pasojë për subjektin.

Bazuar në këto vlerësime, Kolegji çmon se në kushtet kur prokurorja Eriselda Bala arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë, ndërkohë që për figurën e profesionalizmin ka marrë vlerësim pozitiv dhe në KPK, ajo duhet të konfirmohet në detyrë./BIRN

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI