Flash

Parlamenti nis më 8 shtator

Shtatori pritet të jetë një muaj i ‘nxehtë’ politik. Këtë vit, vapa nuk ikën me gushtin. Shtatori i ri politik n...

18:17

Klodiana Lala zbulon çfarë u sekuestrua nga BKH në apartamentin e Ajola Xoxës

Lapsi.al 16 January 2025
Klodiana Lala zbulon çfarë u sekuestrua nga BKH në apartamentin

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar disa detaje për kontrollin e fundit të BKH në një apartament, që dyshohet se përdorej nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, por që sipas saj nuk ishte i deklaruar. Lala tha se janë gjetur dokumenta, kontrata, kasaforta, madje janë sekuestruar edhe veshje.

"Nga kqyrja e kompjuterëve të skuestruar nga kontrolli i datës 6 dhjetor, ka rezultuar dhe është zbuluar një apartament sipër qendrës "Harabel", që administrohet nga zonja Ajola Xoxa. Kjo adresë nuk ishte deklaruar. Rezulton në emër të një personi tjetër që nuk ka lidhje me hetimin. Por nga të dhënat e pëftuara, ka rezultuar se sipas prokurorëve posedohej nga zonja Xoxa dhe përdorej prej saj. Kur prokurorët kanë krijuar bindje për këtë gjë, për këtë adresë të padeklaruar…

LEXO EDHE: Detajet/ Si u zbulua apartamenti i padeklaruar i Ajola Xoxës

Në datën 14 janar ka dalë vendimi dhe rreth 1 orë nga dalja, oficerët e BKH kanë vajtur te apartamenti. Janë marrë dokumenta, kontrata, fatura, kanë arritur të zbërthejnë dy kasaforta, që nuk janë hapur fillimisht dhe është pritur një punëtor për t'i hapur me freksibël dhe kanë marrë edhe rroba, të cilat hera e parë dëgjoj që SPAK kthehet në garderobë... Është marrë një numër i konsiderueshëm dokumentash. Për herë të parë më bëri përshtypje, sekuestrimi i rrobave. Se ku duan të shkojnë prokurorët…" - tha Lala.

"Kur Nesti Angoni ka bërë kallëzimin, ka folur edhe për disa blerje të bëra nga vjehrra e zotit Veliaj. Veliaj është pyetur edhe për këto blerje. Nesti Angoni më rezulton person shumë afër Erion Veliaj. Nga cilësia e informacionit duket i brendshëm, sepse ka informacion edhe për masat e rrobave, blerjet konkrete. Vetëm një person i brendshëm mund t'i dijë këto" - tha Lala në emisionin "Të paekspozuarit" në TPZ. 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI