Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kapet gomonia me koķainë në Spanjë, në pranga 7 shqiptarë

Lapsi.al 16 January 2025
Kapet gomonia me koķainë në Spanjë, në pranga 7

Shtatë shqiptarë janë arrestuar këtë të mërkurë në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Garda Civile Spanjolle në zonën Rego do Alcalde, San Miguel de Deiro, në Pontevedra. Autoritetet spanjolle njoftojnë se gjatë operacionit u sekuestrua një gomone e fuqishme me tre motorë, si dhe një sasi e konsiderueshme kokainë, ende e pa peshuar.

Shqiptarët janë lidhur me një anije peshkimi të kapur në vitin 2023, e cila transportonte 7500 kilogramë kokainë. Po ashtu, janë gjetur edhe pako me drogë dhe materiale të tjera që lidhen me aktivitetet e trafikut të drogës. Të arrestuarit janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe pritet që hetimet të zbulojnë më shumë detaje për këtë operacion ndërkombëtar të trafikut të drogës.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI