Flash

Gjermani/ 100 persona në ditë aplikojnë për të ndryshuar gjininë dhe emrin

Lapsi.al 16 January 2025
Gjermani/ 100 persona në ditë aplikojnë për të

Rreth 100 persona në ditë në Gjermani kanë njoftuar autoritetet përkatëse për dëshirën e tyre për të ndryshuar gjininë dhe emrin e tyre të regjistruar administrativisht që nga 1 nëntori, kur hyri në fuqi Akti i Vetëvendosjes (SBGG). Por, tashmë shtetit i kërkohet të merret me “boshllëqet” që krijohen në çështjet e drejtësisë.

Sipas legjislacionit të ri, një qytetar mund të regjistrojë teorikisht një gjini të ndryshme dhe një emër të ri çdo 12 muaj. Madje, gazeta BILD raporton dëshminë e 28-vjeçares Casper, e cila duke dashur të regjistrohet si grua, ka dorëzuar kërkesën përkatëse në zyrën e gjendjes civile në Hamburg më 11 nëntor.

“Nuk kishte asnjë informacion paraprak mjekësor, asnjë këshillë. Plotësova gjashtë formularë, tregova certifikatën e lindjes dhe kaq”, tregon ai. Takimi i tij është caktuar për datën 13 shkurt për të marrë letërnjoftimin e ri, me emrin “Klara”. U deshën vetëm dhjetë minuta dhe 35.50 euro, për vërtetimin dhe lëshimin e një certifikate të re lindjeje. Megjithatë, gjëja interesante është se 28-vjeçari shprehet se nuk dëshiron të qëndrojë gjatë grua, por synon të bëjë një aplikim të ri dhe të bëhet burrë dhe “Casper” sërish kur të mbushen 12 muajt për të testuar praktikat e procesit.

Sipas BILD, nga 1 nëntori deri në fund të vitit më shumë se 4361 persona kishin paraqitur aplikimet përkatëse duke përdorur legjislacionin e ri. Shumica e aplikimeve u dorëzuan në Berlin, pasuar nga Leipzig, Këln, Dusseldorf, Dresden dhe Bremen. Tashmë, megjithatë, disa po përpiqen të përfitojnë nga mundësia që u jep ligji për të mos u ndëshkuar nga gjykatat. Sven Liebich, i njohur për aktivitetin e tij neo-nazist në dekadën e fundit në Saksoni-Anhalt, u dënua gushtin e kaluar me 18 muaj burg pa lirim me kusht për nxitje të urrejtjes dhe shpifjes. Si pjesë e procesit të apelimit, ai kërkoi një afat të ri për të paraqitur dhe paraqiti një kërkesë për ndryshim gjinie dhe emri në një komunë në Saksoni, e cila e pranoi atë.

Në paraqitjen e tij të re në gjykatë, Sven Liebich tani ishte Marla-Svenja Liebich dhe tha se kishte frikë nga diskriminimi në burgje. Siç raporton Mitteldeutsche Zeitung, tani po ngrihen pyetje për burgun në të cilin do të dërgohen të akuzuarit nëse vendimi bëhet i formës së prerë. Një zëdhënës i prokurorisë në Halle tha se “nuk ka asnjë mekanizëm automatik për transferimin e një burri në një burg grash, sepse ai ka ndryshuar gjininë dhe emrin” dhe çështja duhet të shqyrtohet individualisht.

Megjithatë, ai sqaroi se procesverbali administrativ është i një rëndësie dytësore, pasi personi fizik që ka kryer krimet mbetet i njëjtë dhe në çdo rast duhet të vuajë dënimin.

Të këshilluara

Google nën hetim në Mbretërinë e Bashkuar

Mbikëqyrësi i konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një hetim për gjigandin e teknologjisë Google. Kompania po hetohet nëse ka më shumë fuqi se sa duhe...

12:53

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI