Flash

Parlamenti nis më 8 shtator

Shtatori pritet të jetë një muaj i ‘nxehtë’ politik. Këtë vit, vapa nuk ikën me gushtin. Shtatori i ri politik n...

18:17

Gazment Bardhi nxjerr dokumentin: Olsi Rama ka udhëtuar me makinën e Xibrakës

Lapsi.al 16 January 2025
Gazment Bardhi nxjerr dokumentin: Olsi Rama ka udhëtuar me makinën e

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar sot dokumentin e sistemit TIMS, ku është shënuar që Olsi Rama ka përdorur 7 herë makinën që përdorej nga grupi kriminal që ngriti laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Gjatë diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’, Bardhi është shprehur se, deklarata e SPAK i tregoi se në Shqipëri, ka persona të paprekshëm, si Edi Rama dhe familja e tij, apo bashkëpunëtor të afërt të tij.

"Unë kam nxjerrë dokumentin e përdorimit 7 herë të Olsi Ramës, të makinës që përdorte grupi kriminal i laboratorit të Xibrakës, vëllai i kryeministrit ka dalë publikisht dhe ka thënë se unë rastësisht e kam përdorur vetëm 1 herë.

Ky është Tims-i zyrtar.

Tani prokurori duhet të dalë e të më thotë mua, a e kam sajuar unë këtë dokument, a është Tims zyrtar, a është e vërtetë që e ka përdorur 7 herë dhe jo njëherë rastësisht siç gënjeu Olsi Rama.

Askush nuk e dinte, së pari nuk u dinte se kishte një dosje me fraksion, që ishte varrosur me këtë procedurën e pezullimit. Ndiqet procedura e pezullimit, pas 10 vitesh është shumë e vështirë të mbledhësh prova.

Kur ti heton 8-9 apo 10 muaj dhe nuk i gjen dot autorët, çoje çështjen për pushim. Të shohin qytetarët, gazetarët se kush janë të dhënat e kësaj dosje dhe pamundësia e identifikimit të tyre.

Por nëse ti thua që këtij individi i di moshën fiks 45 vjeç, por nuk i gjej dot emrin, do të thotë se, ti ose e di identitetin e personit, sa kohë i ke gjetur moshën, ose ti ke një dhunti që duhet të na e thuash dhe ne.

Kur policia kërkon të identifikojë një person që e ka me fotot, por nuk i gjen identitetin atëherë i kërkon ndihmë publikut, na ndihmoni ta identifikojmë, madje i vendos dhe shpërblim. E këtu bëhet fjalë për një organizatë kriminale që për herë të parë ngre një laborator kokaine, nuk ka interes prokuroria ti identifikojë këto persona, atëherë pse nuk e publikon foton e personave të paidentifikuar. Nëse nuk ka foto, atëherë fotot janë zhdukur, se nuk ka raport vëzhgimi pa foto.

I gjithë ai njoftim provon vetëm atë që unë kam thënë ditën e parë, që në Shqipëri ka persona të paprekshëm, duke filluar me Edi Ramën, familjen e tij, apo bashkëpunëtorë që Edi Rama i konsideron njerëz që i duhen’, - tha ndër të tjera Gazment Bardhi. 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI