Flash

Ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë 56-vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm

Lapsi.al 16 January 2025
Ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë 56-vjeçari i dënuar me

Një 56-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e motrës dhe kunatit 28 vite më parë është ekstraduar nga Itali drejt vendit tonë. Bëhet fjalë për shtetasin Gjovalin Lesi, 56 vjeç nga Lezha, i cili u arrestua në Itali në prill 2024.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Italia, i dënuari me burgim të përjetshëm, për vrasje të dyfishtë.

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Verdikti”, i finalizuar në prill 2024, në Itali për kapjen e këtij shtetasi u zhvillua falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të shkëmbyer nga Interpol Tirana me Interpol Romën, Policinë e Materas, Itali, me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri, dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Divizioni i 2-të, Romë.

Si rezultat i koordinimit të punës ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit Gjovalin Lesi, 56 vjeç, i lindur në Lezhë.

Në vitin 1997, shtetasi Gjovalin Lesi, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Rrasfik, Rubik, vrau me armë zjarri kallashnikov, motrën dhe bashkëshortin e saj.

Në vitin 1998, Gjykata e Mirditës e ka dënuar këtë shtetas, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 16 janar 2025

Këtë të enjte, 16 janar 2025, euro do të blihet me 97.8 lekë dhe do të shitet 98.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96.2 lekë. Paun...

08:52

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI