Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Prokuroria sekuestron pasuritë e shtetasit të dënuar që ka ndërruar jetë

Lapsi.al 16 January 2025
Prokuroria sekuestron pasuritë e shtetasit të dënuar që ka

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2022, pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Sokrat Cari rezulton i dënuar për disa vepra penale si “Moskallzim të krimit”, “Falsifikimi të dokumențave” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas dhe familjarët e tij, nuk kanë pasur burime financiare për krijimin e pasurive që zotëronin deri në vitin 2005 dhe kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, çka vërteton se kjo pasuri është vënë si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Pasuritë e sekuestruara:

1-Pasuria e Paluajtshme godinë banimi dhe shërbimi 3 kate me papafingo, zk 8250, sipërfaqje ndërtimi 156.2 m2, sipërfaqje totale 388.6 m2, numri i kateve 4, Rruga “Besim Imami”, vila nr.34;

2-Pasuria e Paluajtshme e llojit “Njësi”, Nr.5/605/ND-N15, vol 21, fq 159, ZK 8250, Sip 95.1m2, Rruga “Zhan D’Ark”, godina 10, kati përdhe, Tiranë; dhe

3-Automjeti Kamionçinë, blerë sipas Deklaratës Doganore 21.03.2005.

Organi i akuzës vlerësoi se kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga Sokrat Cari si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh.

Në vitin 2007, i ndjeri është shpallur fajtor për veprën penale ‘Falsifikim të dokumenteve’ ndërsa në 2011, u deklarua fajtor nga gjykata e Tiranës për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’ dhe ‘Moskallëzim krimi’ për të cilin ka marrë edhe dënimin përkatës.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 16 janar 2025

Këtë të enjte, 16 janar 2025, euro do të blihet me 97.8 lekë dhe do të shitet 98.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96.2 lekë. Paun...

08:52

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI