Flash

Begaj firmosi fshehtas dekretet për ishullin e Sazanit (faksimile)

Lapsi.al 16 January 2025
Begaj firmosi fshehtas dekretet për ishullin e  Sazanit (faksimile)

Në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike që i hap rrugë negociatave mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë së Jared Kushner për investimin në Sazan përmenden edhe dy dekrete të presidentit Bajram Begaj, nëpërmjet të cilave ai ka vendosur për heqjen e ishullit nga Plani i Vendosjes dhe i Përhapjes së ushtrisë.

Plani i Vendosjes dhe i Përhapjes është një dokument që përmban zonat që shfrytëzojnë Forcat e Armatosura për misionin e tyre, në kohë krize, paqeje apo lufte. Ishulli i Sazanit ishte pjesë e kësaj zone dhe meqënëse ai do t'i kalojë së shpejti kompanive private për të realizuar investimin e rezortit turistik, duhej që presidenti ta nxirrte nga Plani i Vendosjes dhe i Përhapjes së Forcave të Armatosura me një dekret.

Bajram Begaj nuk ka firmosur një, por dy dekrete të nevojshme në funksion të projektit që miratoi Komiteti i Investimeve Strategjike, pasi në dokument shkruhet se:

  •  Referuar dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Nr. 398, datë 02.12.2024, “Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, miratuar me dekretin Nr. 8593, datë 17.06.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë”, rezulton që struktura “Rajon stërvitje dhe qitje detare Sazan, Vlorë”, del jashtë Planit të Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura sipas Aneksit 3.

[caption id="attachment_973163" align="alignnone" width="1458"]Marrë nga vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike për nisjen e negociatave për investimin në Sazan Marrë nga vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike për nisjen e negociatave për investimin në Sazan[/caption]

Por ajo që e bën më interesant aktin e Begajt është se ai ka preferuar t'i mbajë të fshehta dy dekretet e qershorit dhe të dhjetorit që lidhen me ishullin e Sazanit. Lapsi.al vëzhgoi një për një dekretet e publikuara në faqen zyrtare të presidencës ku rezulton se asnjë nga dy dekretet e përmendur nga KIS nuk është publikuar në faqe.

Nuk dihet se përse Begaj është treguar diskret për firmat që ka nënshkruar në dokumentat zyrtare, edhe pse i gjithë procesi i negociatave nga autoritet shqiptare në lidhje me investimin në Sazan shoqërohet nga një shqetësim për të mos pasur transparencë.

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump parashikon të investojë në Sazan rreth 1.5 bilion dollarë sqaron dokumenti i KIS, për të ndërtuar aty një resort elitar. Nuk dihet nëse qytetarët shqiptarë do të kenë përfitime nga ky projekt, të cilin kryeministri Rama po e mban sa më të fshehtë të jetë e mundur në mënurë që përfitimet nga allishverishi i radhës të jenë personale, jo publike./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI