Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

VIDEO/ Socialisti dy metra i gjatë që i ulet në gjunjë Melonit

Lapsi.al 15 January 2025
VIDEO/ Socialisti dy metra i gjatë që i ulet në gjunjë
S'kanë të sosur skenat që detyrohet të bëjë Edi Rama për t'iu servilosur liderëve të huaj perëndimorë. Gjesti i fundit të ngjall krupën. Gjatë vizitës në Abu Dabi, Rama i ka bërë një dhuratë Melonit që kishte ditëlindjen. Pastaj është ulur në gjunjë para kryeministres italiane Xhorxhia Meloni ndërsa kamerat filmonin të gjithë skenën. Nuk është hera e parë që kryeministri i Shqipërisë sillet si një adoleshent i marrosur me qëllim që të përkëdhelë sadopak sedrën e 48-vjeçares italiane, që një vit më parë u divorcua nga bashkëshorti. Puthja gati e dhunshme që Rama i rrëmbeu Melonit një vit më parë në një samit të përbashkët, bëri xhiron në të gjitha mediat italiane. As ulja në gjunjë nuk është e para që ai bën para Xhorxhia Melonit, duke harruar sepërveç se një 48-vjeçare single, ajo është edhe kryeministre e një vendi tjetër. Por së fundmi, Xhorxhia  Meloni ka fituar statusin e "primadonna" mes liderëve europianë, pasi ka zhvilluar një takim miqësor me Donald Trump dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Elon Musk. Arsye këto që mjaftojnë që Rama jo vetëm t'i ulet në gjunjë, por t'i puthë edhe këmbët. Video më poshtë:
Vieë this post on Instagram
 

A post shared by la Repubblica (@larepubblica)

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09