Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Vdekja e 81-vjeçarit, fëmijët e Xhemal Metës: Nuk kishte konflikte

Lapsi.al 15 January 2025
Vdekja e 81-vjeçarit, fëmijët e Xhemal Metës: Nuk kishte

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 81-vjeçarit, Xhemal Meta i cili u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij dy ditë më parë. Policia po vijon hetimet ndërsa ka marrë në pyetje banorët e zonës. Fëmijët e të ndjerit, që jetojnë në Tiranë kanë deklaruar se viktima nuk kishte konflikte të njohura dhe nuk ishin në dijeni për ndonjë problem të kohëve të fundit.

Mësohet se në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar rreth 20 persona. Policia ka bërë me dije se nga hetimet paraprake si dhe ekzaminimi mjeko-ligjor ka rezultuar se viktima ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës. Më tej dyshohet se plagët janë të shkaktuara nga goditje me sende të forta. Policia bën me dije se në lidhje me ngjarjen janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI