Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

SPAK, kontrolle të tjera në apartamentin e Ajola Xoxës tek Sky Tower

Lapsi.al 15 January 2025
SPAK, kontrolle të tjera në apartamentin e Ajola Xoxës tek Sky

SPAK ka vazhduar veprimet hetimore ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, të dy të dyshuar si pjesë e një skeme të pastrimit të parave të korrupsionit.

Të martën, 14 janar, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle të befasishme në një apartament që përdorej nga Ajola Xoxa në funksion të kompanisë së saj "Harabel".

Një burim tha për Lapsi.al se kontrolli është kryer me vendim të gjykatës speciale dhe se apartamanti gjendej tek Sky Toëer në Tiranë. I njëjti burim tregoi se në banesë janë sekuestruar dokumenta të nevojshme për hetimin e skemës së pastrimit të parave të ngritur nga miku i Erjon Veliajt, Elman Abule.

Abule dhe bashkëshortja e tij Marisa Nito u morën në pyetje nga SPAK disa ditë më parë. Bashkë me Erjon Veliajn dhe Ajola Xoxën ata dyshohet se janë pjesë e një skeme të pastrimit të parave, në bazë të së cilës SPAK ka ngritur tre akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

SPAK nxjerr akuzat për Veliajn: Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie

Agjentët e BKH kryen kontrollet e para në shtëpinë e Veliaj dhe në zyrat e kompanive të Ajola Xoxës në fund të vitit të kaluar në bazë të një kallëzimi anonim nga një person me emrin e rremë Nesti Angoni.

 "Informacioni për referimin e veprës penale mori shkas nga një kallëzim i bërë nga shtetasi i vetëidentifikuar si N.A. Hetuesit e BKH-së, pas verifikimit të të dhënave dhe administrimit të provave dokumentare, referuan informacionin përkatës për veprën penale, mbi bazën e të cilit u rregjistrua procedimi penal i mësipërm" thuhej në njoftimin e SPAK.

Pas thirrjes së fundit në prokurori kur mësoi për denoncimin e Nesti Angonit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj e krahasoi punën e prokurorëve të SPAK me atë të sigurimit në diktaturë, duke i akuzuar se kanë përdorur presione dhe frikësim për t'i detyruar të dëshmojnë kundër vetes.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09