Flash

Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforninë jugore

Lapsi.al 15 January 2025
Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të

Miliona banorë të Kalifornisë jugore morën paralajmërime të reja për zjarre të martën dhe dhjetëra mijëra të tjerë u përballën me ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa erërat e forta goditën Los Anxhelosin, ku dy zjarre masive, që filluan një javë më parë, ende nuk janë shuar.

Erërat e sezonale që vijnë nga Santa Ana pritet të vazhdojnë me forcë të mjaftueshme për të përhapur hirin e nxehtë të zjarrit për shumë kilometra, duke rritur mundësinë e zjarreve të rea në një rajon, ku të paktën 24 njerëz tashmë kanë humbur jetën.

"Erërat kërcënuese për jetën dhe shkatërruese tashmë kanë mbërritur këtu", tha shefja e Departamentit të zjarrfikësve në qytetin e Los Anxhelosit, Kristin Crowley në një konferencë për shtypin.

Pjesa më e madhe e Kalifornisë Jugore është në rrezik të lartë nga zjarret për shkak të thatësirës dhe erërave të forta. Ekipet e zjarrfikësve janë në gatishmëri të lartë në një zonë prej 480 kilometrash, që shtrihet nga San Diego deri në veri të Los Anxhelosit. Përballë rrezikut më të madh janë zonat e brendshme në veri të Los Anxhelosit, duke përfshirë rajonet me popullsi të dendur në Thousand Oaks, Northridge dhe Simi Valley, me më shumë se 300,000 banorë, sipas meteorologëve.

Gati 90,000 familje mbetën pa energji elektrike pasi korportatat e shpërndarjes së energjisë elektrike vendosën të ndërprisnin furnizimin me energji elektrike për të shmangur mundësinë e shkaktimit të zjarreve të reja nga kabllot e tyre elektrike.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të lodhur dhe të shqetësuar që të jenë gati për t’u evakuuar. Ndërkohë policia njoftoi se ka arrestuar 50 njerëz për vjedhje, fluturim të dronëve në zonat e zjarrit, shkelje të gjendjes emergjente dhe krime të tjera.

Prej tyre, tre persona u arrestuan me dyshimin për zjarrvënie pasi u panë duke nisur zjarre të vogla që u shuan menjëherë, tha shefi i policisë së Los Anxhelosit Jim McDonnell.

Shqetësim më i madh mbetet kërcënimi nga erërat e forta që parashikohet të arrijnë shpejtësinë e uraganeve të martën në disa zona. Tani të mbështetur edhe nga zjarrfikës nga shtetet e tjera, si Kanadaja dhe Meksika, ekipet e zjarrfikës të Los Anxhelosit u dislokuan në zona të ndryshme për shuarjen e zjarreve. Numri i zjarrfikësve dhe pajisjeve për shuarjen e zjarreve tani është shumë më i madh se një javë më parë, kur vala e parë e zjarreve filloi të shkatërronte mijëra shtëpi./VOA

Të këshilluara

Kina kampione e botës në eksport më 2024

Kina sipas të dhënave të saja, është ende eksportuesi më i madh në botë. Siç njoftuan autoritetet doganore të vendit, eksportet kineze në vitin 2024 arritën një...

08:59

Tirana, çmime të njëjta banese me Madridin

Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën në 10 qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërin...

07:26

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI