Flash

Kina kampione e botës në eksport më 2024

Lapsi.al 15 January 2025
Kina kampione e botës në eksport më 2024

Kina sipas të dhënave të saja, është ende eksportuesi më i madh në botë. Siç njoftuan autoritetet doganore të vendit, eksportet kineze në vitin 2024 arritën një vëllim total prej rreth 3.4 trilionë euro, që do të thotë se Kina vendosi një rekord të ri për eksportet e mallrave vitin e kaluar. Sipas shifrave zyrtare, eksportet u rritën me 5.9 për qind në 12 muajt e fundit (krahasuar me vitin 2023), ndërsa rritja më e madhe ka qenë nga fundi i vitit.

Sa i përket importeve, edhe ato janë rritur në vitin 2024 – me 1.1% krahasuar me një vit më parë. Fakti që vëllimi i eksporteve u rrit ndjeshëm në dhjetor të vitit të kaluar tregon se tregtia e jashtme kineze është aktualisht një nga shtyllat e pakta mbi të cilat mund të mbështetet ekonomia kombëtare e Kinës.

Problemet ekonomike në Lindjen e Largët

Në sektorë të tjerë, gjërat nuk po zhvillohen aq mirë. Që nga fundi i pandemisë së virusit korona, ekonomia e Kinës po rimëkëmbet ngadalë. Konsumi i brendshëm mbetet i dobët, ka pasiguri në lidhje me prodhimin industrial, ndërsa tregu i pasurive të paluajtshme mbetet në krizë – pavarësisht një sërë masash ekonomike të miratuara nga qeveria kineze gjatë vjeshtës së vitit 2024.

Instituti Kombëtar i Statistikave pritet të nxjerrë të dhënat përfundimtare për vitin 2024 në lidhje me rritjen ekonomike në fund të kësaj jave. Në mars të vitit të kaluar, udhëheqja e partisë dhe e shtetit vendosën një objektiv të rritjes së PBB-së prej rreth pesë për qind për vitin 2024.

Çfarë parashikon Banka Botërore?

Kreu i shtetit dhe partisë Xi Jinping la të kuptohet në mesazhin e tij të Vitit të Ri se ky qëllim mund të arrihet. Në dhjetor, Banka Botërore rishikoi parashikimin e saj për rritjen ekonomike në Kinë në 4.9 për qind të PBB-së. Por në vitin 2025 do të ketë edhe sfida të reja, sepse më 20 Janar vjen në pushtet presidenti i ri amerikan Donald Trump, i cili ka paralajmëruar rritjen e doganave për produktet kineze. Ndërsa rritja e vëllimit ekonomik është me rëndësi edhe për Gjermaninë, sepse shumë kompani gjermane janë të ndërlidhura me tregun kinez./DW

Të këshilluara

Tirana, çmime të njëjta banese me Madridin

Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën në 10 qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërin...

07:26

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI