Flash

Berisha: Në apartamentin sekret të "Velicës" u gjetën 300 mijë euro!

Lapsi.al 27 January 2025
Berisha: Në apartamentin sekret të "Velicës" u

Kreu i Partisë Demokratike tha se gjatë kontrollit që u krye në apartamentin e Ajola Xoxës tek Sky Tower, agjentët e BKH gjetën 300 mijë euro në kasafortë. Sipas Berishës, paratë i përkasin "Velicës" një pseudonim që ai e përdor për bashkëshorten aktuale të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

"Në kontrollin e fundit që iu bë Velicës... minierë floriri është... në garazh u gjetën 300 mijë euro, të fjetura aty. Dhe ai apartamenti "top secret" ishte regjistruar në emër të Dabullëve, Albanit apo Besnikut sqarojeni vetë, por i Dabullëve ishte. Pra apartamenti "top secret" i Lal Vjedhësit dhe Velicës në Sky Toëer ishte regjistruar në emër të Dabullëve, me krahun politik të Hakmarrjes për Drejtëi. Janë Dabullat që dërgonin arkat me mineral kur i kërkonin Shytët... etj etj.

Pra, janë gjetur 300 mijë euro. U regjistruan apo nuk u regjistruan, këtë nuk e vë dot dorën në zjarr. A janë shënuar në procesverval, apo jo, janë marrë në sekuestrim, këtë nuk e di. Se ndodh që ata që i shohin i përvetësojnë ose ia lënë të zotit. Ka ndodhur. Zotëri, më thuaj pak sa erdhën me Toyota Yaris? 5 milion. Sa u shënuan? 3 milion e 200. Ndërsa 1 milion e 800 mijë u vodhën pa dalë nga porti.

Pra 300 mijë u gjetën në kasafortën sekrete të Velicës, në garazh" u shpreh Berisha.

Berisha i referohet në fjalën e tij një kontrolli që bënë agjentët e BKH në një apartament që përdorej nga Ajola Xoxa tek kulla "Sky Tower" në Tiranë, por që nuk ishte regjistruar në emër të saj.  Sipas Berishës njeriu që ka informuar për apartamentin sekret në zyrat e BKH, është Nesti Angoni, që sipas tij "herë punon në OSHEE, herë punon në kryeministri".

https://lapsi.al/2025/01/15/detajet-si-u-zbulua-apartamenti-i-padeklaruar-i-ajola-xoxes/

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI