Flash

Detaje të reja nga ngjarja ku u gjet i pajetë 81-vjeçari në fshatin Zall-Bastar

Lapsi.al 15 January 2025
Detaje të reja nga ngjarja ku u gjet i pajetë 81-vjeçari

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në fshatin Zall-Bastar, ku 81-vjeçari Xhemal Meta u gjet i pajetë në oborrin e banesës ditën e hënë.

Nga ekzaminimi mjeko-ligjor ka rezultuar se viktima kishte dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshohet se janë shkaktuar nga goditje me sende të forta.

Policia po punon për përcaktimin rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së 81-vjeçarit, ndërsa janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 13.01.2025, i cili bën fjalën për gjetjen pa shenja jete të shtetasit Xh.M, në oborrin e banesës së tij, në Zall-Bastar, ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M.

 

Të këshilluara

Kina kampione e botës në eksport më 2024

Kina sipas të dhënave të saja, është ende eksportuesi më i madh në botë. Siç njoftuan autoritetet doganore të vendit, eksportet kineze në vitin 2024 arritën një...

08:59

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI