Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Sondazhi i fundit: Te politika s'ka besim

Lapsi.al 14 January 2025
Sondazhi i fundit: Te politika s'ka besim

Kur na ndajnë më pak se 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare dhe partitë politike kanë filluar fushatën elektorale, besimi në politikën si zgjidhje për problemet e shqiptarëve ka rënë.

Sondazhi vjen nga media Ditari, e cila nisur një bashkëpunim me Euromedia Research. Ky është një nga institutet më të rëndësishme që operon në Itali në kërkimin e tregut, i cili ka bashkëpunuar më herët me media dhe emisione të njohura italiane si Porta a Porta të moderatorit të njohur Bruno Vespa, për disa sondazhe deri në zgjedhjet e 11 Majit.

Rezultatet e sondazhit të kryer në fillim të muajit Dhjetor, ku janë pyetur 1200 qytetarë në të gjithë Shqipërinë, tregojnë se shqiptarët janë të zhgënjyer nga politika dhe nuk besojnë se politika ka kapacitet që të zgjidhë problemet e tyre.

Rreth 72.4% prej tyre nuk kanë besim se politika do t’u zgjidhë problemet, ndërsa vetëm 26.8% i besojnë politikës.

Për 38.8% të qytetarëve të pyetur, situata në Shqipëri në 4 vitet e fundit është përkeqësuar, ndërsa 35.4% mendojnë se është përmirësuar. 24.8% mendojnë se situata nuk ka ndryshuar.

“Mund të themi se këto janë shumë të ftohta, pasi 72,4% e qytetarëve nuk e vlerësojnë pozitivisht dhe nuk kanë shumë besim te politika lokale. Mund të thuhet gjithashtu se gjatë katër viteve të fundit, 38,8% e shqiptarëve mendojnë se situata në Shqipëri është përkeqësuar, ndërsa 35,4% e tyre mendojnë se situata është përmirësuar. Një në katër shqiptarë mendon se situata ka mbetur e njëjtë”, shprehet Alessandra Paola Ghisleri, drejtoresha e Euromedia Research.

Liderët e rinj politikë duket të kenë fituar besimin e qytetarëve, pasi kanë arritur të jenë edhe më lart se vetë kryeministri Rama, i cili prej vite me radhë dominonte sondazhet e besueshmërisë. Sondazhi i Euromedia Research tregon se më i besueshmi ndër liderët politikë është Agron Shehaj.

Kreu i Partisë Mundësia gëzon besimin e 40.4% të qytetarëve të pyetur, duke lënë pas vetes kryeministrin Rama me 34.7%. Në vendin e tretë është po një lider i ri, Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet”, i cili ka 34.6% të qytetarëve që i besojnë.

Pas tij vjen Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë” me 23.8%, ndërsa vetëm vendi i pestë për Sali Berishën me 17.6%. Në vendin e gjashtë ndodhet Endri Shabani me 13.1%, teksa në fund të sondazhit renditet Ilir Meta, me vetëm 3.3%.

“Pavarësisht kryeministrit Edi Rama, i cili gëzon një nivel të lartë besimi (34,7% në një shkallë nga 1 deri në 100), po shfaqen dy figura të reja në horizontin politik lokal. I pari është Agron Shehaj, i cili regjistron një indeks besimi prej 40,4%, dhe i dyti është Adriatik Lapaj, i cili me 34,6% barazon praktikisht me kryeministrin aktual”, thekson Alessandra Paola Ghisleri.

Shefja e Euromedia Research, Alessandra Ghisleri, shpjegon përgjigjet e 5 tabelave të sondazhit që ka realizuar:

Nëse deri disa vite më parë votohej në bazë të bindjeve të familjes, sot kjo situatë ka ndryshuar. 78.5% e qytetarëve të pyetur thanë se nuk ndikohen nga askush se për kë do të votojnë, ndërsa 15% vijojnë të ndikohen nga familja.

Televizionet kombëtare vijojnë të mbeten burimet kryesore për lajmet dhe analizat mbi politikën, pavarësisht se sipas sondazheve ndërkombëtare, televizionet shqiptare konsiderohen më të anshmet dhe me besueshmërinë më të ulët në rajon.

Por kohët e fundit rrjetet sociale dhe portalet online kanë fituar terren, respektivisht me 27.5 dhe 13% të qytetarëve që i konsiderojnë si burimet kryesore të informacioneve mbi politikën.

Edhe pse shqiptarët janë një popull që e ndjekin me shumë interes politikën, entuziazmi i tyre për të votuar është shumë i ulët. Kjo vjen për shkak të besueshmërisë që ata kanë te politika. Nga 1 deri në 10, të anketuarit kanë votuar mesatarisht 6.63 mbi entuziazmin e tyre politik, një shifër e konsideruar e ulët nga drejtuesit e Euromedia Research.

Të këshilluara

DETAJET/ Pse u thirr kreu i ARRSH në SPAK

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur këtë të martë në dyert e Prokurorisë së Posaçme SPAK. Pas deklarimeve rreth dy orë para pro...

16:03

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09