Një numër vendesh i janë bashkuar sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Bjellorusisë.
Këtë e ka bërë të ditur shërbimi për shtyp i Këshillit të BE-së.
“Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Islanda, Lihtenshtajni, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia dhe Ukraina i bashkohen këtij vendimi të Këshillit të BE-së. Ata do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me këtë vendim”, thuhet në deklaratë.
“Bashkimi Evropian e merr parasysh këtë angazhim dhe e mirëpret atë”, thuhet më tej në njoftim.
Bëhet fjalë për masat kufizuese të vendosura më 16 dhjetor 2024 ndaj 26 shtetasve bjellorusë dhe dy personave juridikë.
