Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Përshtatën lokalin në Tiranë për lojëra fati, arrestohet 31-vjeçari

Lapsi.al 14 January 2025
Përshtatën lokalin në Tiranë për lojëra fati,

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, operacioni policor i koduar “Games of chance”.

Kishte përshtatur lokalin e tij, për lojën e kundërligjshme “Poker”, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Procedohen penalisht 11 shtetas që u kapën në flagrancë duke luajtur këtë lojë, në lokal. Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker”, valixhe me çipsa, shuma parash dhe 1 celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Games of chance”.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në lokalin e shtetasin J. S., në rrugën “Besim Alla”, ku u kapën në flagrancë 11 shtetas, duke luajtur lojën “Poker. Në përfundim të veprimeve për këtë rast:

– u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi J. S., 31 vjeç, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”;

– nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 11 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI