Një pjesë e vendit tonë është përfshirë nga lëkundje tërmeti mbrëmjen e kësaj të marte.
Tërmeti ishte me magnitudë 3.8 ballë me epiqendër 25 km nga Elbasani dhe 32 km nga Tirana në një zonë pas malit të Krrabës.
Thellësia e goditjes ka qenë vetëm 15 km. Nuk raportohet për dëme pas lëkundjeve deri më tani. /LAPSI.al

