Flash

"Masakra që solli kthesën për Kosovën” Serbia vijon të mohojë viktimat në Reçak

Lapsi.al 14 January 2025
"Masakra që solli kthesën për Kosovën” Serbia

Edhe pse kanë kaluar 26 vite nga masakra e Reçakut, Serbia vazhdon të mohojë gjenocidin e ushtruar atje nga forcat e ushtrisë së Millosheviçit. Zyrtarët e lartë serbë, nisur nga presidenti Aleksandar Vuçiç, në vazhdimësi e kanë mohuar masakrën duke e quajtur “inskenim” e “gënjeshtër”, edhe pse atje u vranë 45 civilë shqiptarë. Për studiuesit në Kosovë, masakra e 15 janarit 1999 shënoi kthesën e madhe për historinë e Kosovës. Në prononcimet për Kosova Press, ata theksojnë se masakra e Reçakut është një krim i rëndë kundër njerëzimit.

“Edhe Pashiçi, ai që ishte shumë më herët se sa ky Vuçiç, udhëheqës i Serbisë, ka mohuar krimet që kanë kryer serbët në Kosovë. Kemi mohimin e krimeve edhe në Luftën e Dytë Botërore që bëjnë serbët në Kosovë. E mohojnë edhe Rankoviqi edhe Tito. Dhe natyrisht këta të fundit janë bashkëpjesëmarrës në krimet në Kosovë, për shkak se ata kanë qenë para 26 viteve pjesë e qeverisë kriminale të Millosheviçit dhe natyrisht që këta e mohojnë, por faktet janë tjera, argumentet janë tjera. Sepse pikërisht këta i kanë kryer të gjitha këto krime dhe këtë masakër të 15 janarit në Reçak. Në politikën e tyre të Serbisë është gjithmonë praktikë ajo që dëshirojnë që faktin ta mbulojnë me gënjeshtër, me falsifikim”.

Bezaraj thekson se ajo çfarë ndodhi në fshatin Reçak është kryer me plan të qartë nga Serbia.

“Masakra e Reçakut është një nga masakrat më të rënda që ka ndodhur nga regjimi i Serbisë në Kosovë. Kjo masakër është e kryer plotësisht mbi planet që ka pasur Serbia gjithmonë ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë. Historikisht është e dokumentuar që krimet që ka kryer Serbia janë me plane. Nuk janë aty për aty dhe edhe masakra e Reçakut është një nga ato që është kryer prej Serbisë...Shto këtu që aty kanë qenë të involvuar edhe pjesa intelektuale edhe pjesa fetare-religjioze sepse bekimin e këtyre krimeve e ka bërë kisha që është rast unik në botë që nuk ka ndodhë asnjëherë që të jetë diçka e tillë, sepse ata e involvojnë kishën si diçka nacionale”, shprehet studiuesi

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë se nuk janë dënuar asnjëherë ata të cilët dhanë urdhër vrasjen e civilëve shqiptarë.

“Ne kemi një aktgjykim në Hagë, i cili dënon njerëz të parëndësishëm sa i përket masakrës së Reçakut. Por ne si IKD kemi thënë vazhdimisht, është e vërtetë që është shumë e vërtetë të ndiqen penalisht kryerësit e këtyre veprave penale por nëse do të kishim një qasje institucionale, nëse do të kishim një qasje shumë më gjithëpërfshirëse, të gjithë e dimë por e dinë edhe Prokuroria Speciale që masakrat që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës dihet qartë se kush ka qenë komandant i policisë, komandant i forcave ushtarake, komandant i forcave paramilitare, do të thotë grupet kriminale paraushtarake që kanë kryer krimet në Kosovë. Dhe nëse do të kishim më shumë aktakuza që e prekin zingjirin komandues, në një mënyrë do të rritej edhe llogaridhënia edhe përgjegjësia e personave të cilët kanë qenë urdhërdhënës në këto masakra”, deklaron Miftari.

Edhe Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë thotë se ende nuk është ofruar drejtësi për viktimat e Reçakut.

“Fare pak apo aspak është ofruar drejtësi për viktimat civile të cilat janë vrarë 26 vjet më parë në masakrën e Reçakut. Sigurisht që këtu një prej problemeve apo sfidave është mos bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë dhe personat të cilët i kanë bërë këto krime nuk gjenden në Kosovë. Kohëve të fundit Prokuroria Speciale me hyrjen në fuqi të Ligjit për Gjykim në Mungesë janë ngritur disa aktakuza në mungesë dhe vitin e kaluar, në dhjetor të vitit të kaluar e kemi pasur edhe aktgjykimin e parë në mungesë për krimet e luftës të kryera në Komunën e Shtimes. Aktakuza të tjera lidhur me masakrën e Reçakut nuk janë proceduar pranë gjykatave të Kosovës”, shprehet ai.

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur. Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe - bombardime këto të zgjatën 78 ditë. Fundi i tyre u shënua më 10 qershor 1999 kur edhe u miratua Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Të këshilluara

Sondazhi i fundit: Te politika s'ka besim

Kur na ndajnë më pak se 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare dhe partitë politike kanë filluar fushatën elektorale, besimi në politikën si zgjidhje për problem...

13:43

DETAJET/ Pse u thirr kreu i ARRSH në SPAK

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur këtë të martë në dyert e Prokurorisë së Posaçme SPAK. Pas deklarimeve rreth dy orë para pro...

16:03

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI