Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Kryeprokurorja belge: Krỉmỉ i organizuar shqiptar vazhdon të fitojë terren

Lapsi.al 14 January 2025
Kryeprokurorja belge: Krỉmỉ i organizuar shqiptar vazhdon të

Për 17 vjet ajo u mor me rastet më të rënda krỉmỉnale në vendin e saj. Që nga viti i kaluar, Ann Fransen është bërë gruaja e parë në krye të zyrës së prokurorit federal të Belgjikës. Në një intervistë të gjatë për median vendase “De Morgen” ajo thotë se vërehet një kërcënim i madh nga Rusia me dezinformimin dhe sulmet kibernetike. Kryeprokurorja belge ka folur gjerësisht edhe për krỉmỉn shqiptar për të cilin thotë se “vazhdon të fitojë terren”.

Kryeprokurorja Ann Fransen është vajza e komandantit të fundit të xhandarmërisë belge dhe pas reformës në policinë e këtij vendi në fund të viteve 1990, babai i saj u bë komisari i parë të përgjithshëm të policisë federale. Edhe gjyshi i saj ishte në komandant brigade.

“Ishte ëndrra ime të bëhesha oficerja e parë femër e xhandarmërisë. Në moshën 18-vjeçare mora provimin pranues për shkollën ushtarake, por u refuzova nga ana mjekësore” – rrëfen ajo në intervistën e gjatë. Ajo studioi drejtësi dhe pas një periudhe të shkurtër si juriste, Fransen filloi karrierën e saj si magjistrate në prokurorinë publike të Brukselit. Kur u krijua zyra e prokurorit federal në 2002, ajo u transferua aty. Fransen u mor me rastet më të rënda kriminale për 17 vjet. Në prill, ajo u betua si prokurore federale, gruaja e parë që mban këtë post.

“Një fokus tjetër ku dua të vendos punën si prokurore federal ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkombëtar. Ne kemi arritur tashmë rezultate të mira në luftën kundër mafies së kokainës” – thotë ajo.

“Në luftën kundër mafies së kokainës, muajt e fundit jemi fokusuar fuqishëm në rikuperimin e aseteve kriminale. Fitimet nga trafiku i drogës shpesh zhduken jashtë vendit: në Marok, Shqipëri, Emiratet e Bashkuara Arabe. Çdo vend ka ligje të ndryshme.

Në Marok, konfiskimi ishte i mundur vetëm në rast të një dënimi për financim të terrorizmit ose pastrim parash. Mësuam se do të ishte më mirë të strukturonim ndryshe hetimet tona për trafikun e drogës duke shtuar si komponent edhe pastrimin e parave” – thotë ajo.

“Me shqiptarët jemi një hap më tej. Krimi i organizuar shqiptar vazhdon të fitojë terren. Kjo ishte e dukshme edhe nga zbardhja e mesazheve të koduara në Sky ECC. Hetuesit hasën në raporte tronditëse që tregonin se bandat nuk e kursejnë dhunën ekstreme” – thekson ajo.

“Tani po ndjekim paratë. Së bashku me gjykatat shqiptare, ne po zhvillojmë një kuadër për konfiskimin efektiv të përfitimeve financiare. Ne duam ta bëjmë këtë edhe me Emiratet. Ne duhet të sigurojmë jo vetëm që ata të dorëzojnë personat e rëndësishëm, por që ne të mund të rikuperojmë asetet e tyre të paligjshme” – thotë kryeprokurorja belge.

“Nuk kemi ende sekuestrime në Emirate, por në Marok sapo është miratuar një vendim për konfiskim. Ne kemi arritur suksese edhe në Shqipëri” - thotë Fransen.

“Ne shohim një kërcënim të madh hibrid nga Rusia, duke filluar nga spiunazhi, ndërhyrjet dhe fushatat e dezinformimit deri te sulmet kibernetike. Pak para zgjedhjeve, pati sulme DDoS në faqet qeveritare, ku serverët u përmbytën me kërkesa për t'i çaktivizuar ato.

Kohët e fundit në Rumani gjërat shkuan edhe më tej. Aty është vërtetuar se si janë manipuluar mijëra profile në TikTok, deri në atë masë sa Gjykata Kushtetuese atje ka anuluar raundin e parë të zgjedhjeve” – thotë numri i një akuzës belge. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sondazhi i fundit: Te politika s'ka besim

Kur na ndajnë më pak se 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare dhe partitë politike kanë filluar fushatën elektorale, besimi në politikën si zgjidhje për problem...

13:43

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09