Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Joe Biden: Amerika “u bë më e fortë” falë politikës sonë të jashtme

Lapsi.al 14 January 2025
Joe Biden: Amerika “u bë më e fortë” falë

Presidenti Joe Biden parashtroi parimet e tij lidhur me politikën e jashtme, në një fjalim gjithëpërfshirës, vetëm një javë përpara se të largohet nga detyra. Ai renditi argumentet se përse duhet vazhduar me të njëjtën qasje, vetëm disa ditë përpara rikthmit në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili është zotuar se do ta ndryshojë drejtimin e politikës së jashtme. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Anita Powell sjell më shumë hollësi mbi fjalimin që Presidentit Biden mbajti të hënën para diplomatëve amerikanë, në Departamentin e Shtetit.

Presidenti Joe Biden e përmblodhi politikën e jashtme në 4 vitet e administrates së tij, duke deklaruar se:

“Aktualisht, në gjykimin tim, falë administratës sonë, Shtetet e Bashkuara po fitojnë konkurrencën botërore. Krahasuar me katër vjet më parë, Amerika është më e fortë, aleancat tona janë më të forta, kundërshtarët dhe konkurrentët tanë janë më të dobët. Dhe ne nuk kemi shkuar në luftë për t’i bërë të gjitha këto të mundura", tha zoti Biden.

Presidenti u ndal veçanërisht tek mbështjetja e fuqishme në institucionet dhe normat shumëkombëshe të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai përmendi si shembull zgjerimin e NATO-s, duke deklaruar se blloku transatlantik i sigurisë pengoi planin e presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën fqinje.

"Kur Putini sulmoi Ukrainën, ai mendoi se mund ta pushtonte Kievin brenda pak ditësh. E vërteta është se që kur filloi lufta, unë jam i vetmi që qëndrova në qendër të Kievit, jo ai. Putin nuk arriti kurrë", tha zoti Biden.

Presidenti Biden tha se vendet autoritare si Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe Rusia, po lidhen me njëri-tjetrin, më shumë për shkak të "dobësisë se sa forcës”.

Sa i përket konfliktit të rëndë që filloi në Izrael dhe që ka përfshirë rajonin, ai tha se administrata e tij po punonte për t’i dhënë fund luftës, që shpërtheu më shumë se një vit më parë.

Ai vuri veçanërisht në dukje punën e tij në realizimin e shkëmbimit më të madh të të burgosurve në historinë moderne, vitin e kaluar.

Më herët të hënën, në Shtëpinë e Bardhë, këshilltari i tij për sigurinë kombëtare veçoi përparimin në bisedimet për një marrëveshje që do të bënte të mundur lirimin e personave që mbahen peng nga Hamasi prej më shumë se një viti. “Ne mendojmë se këto hollësi janë në prag të përmbylljes së të plotë dhe palët janë më afër përfundimit të kësaj marrëveshjeje. Nëse do të mundemi që nga kjo fazë që jemi tani, ta përmbyllim marrëveshjen, këtë do ta tregojnë orët dhe ditët në vazhdim”, u shpreh zoti Jake Sullivan.

Ekspertët analizojnë transferimin e pushtetit dhe ndikimin tek politika e jashtme.

“Është shumë e mundur që trashëgimia e politikës së jashtme të Joe Bidenit të jetë ajo e presidentit të fundit të Shteteve të Bashkuara që mbështet rendin botëror që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore. Sepse Donald Trumpi dëshiron ta ndryshojë në një mënyrë shumë radikale dhe ndoshta do ta bëjë këtë”, shprehet Jim Kessler nga Organizata ‘Third Way’.

“Kjo ishte një përpjekje e Presidentit Biden për të deklaruar se pati një rikthim të diplomacisë dhe se ai do të lërë gjurmë në politikën e jashtme amerikane. Por kur të vijë koha që historianët të shkruajnë, mendoj se mënyra se si ata do ta kujtojnë Presidentin ka të ngjarë të përcaktohet më shumë nga ajo që do të ndodhë tani”, shprehet Andrew Payne nga Universiteti i Londrës.

Mandati i Presidentit Joe Biden përfundon në 20 janar.

Të këshilluara

Sondazhi i fundit: Te politika s'ka besim

Kur na ndajnë më pak se 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare dhe partitë politike kanë filluar fushatën elektorale, besimi në politikën si zgjidhje për problem...

13:43

DETAJET/ Pse u thirr kreu i ARRSH në SPAK

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur këtë të martë në dyert e Prokurorisë së Posaçme SPAK. Pas deklarimeve rreth dy orë para pro...

16:03

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09