Flash

“Jam me tumor”, mashtruesi merr 5 milionë lekë për një stallë e zhduket

Lapsi.al 14 January 2025
“Jam me tumor”, mashtruesi merr 5 milionë lekë për

Aleko Dalla nga qyteti i Durrësit tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se në vitin 2024 i kanë prezantuar Elton Jahon, i cili tha se punonte në Ministrinë e Bujqësisë dhe kërkonte të investonte në një stallë sipas një fondi që jepte Bashkimi Evropian. Fondi ishte 420 milionë lekë të vjetra dhe Elton Jaho do të merrte 25% të shumës.

Ai premtoi se do të legalizonte tokën për të cilën mori 1 milionë e 500 mijë lekë. Më pas nxorri një problem me tokën dhe kërkoi edhe 1 milionë e 300 mijë lekë. Më pas kërkoi për veprime noteriale 60 mijë lekë. Deri tani 2 milionë e 860 mijë lekë të vjetra. Çdo gjë ishte në rregull vetëm se Aleko duhet të priste. Ndërkohë që stalla duhet të merrte rrugë, Eltoni i premtoi t’i fuste vajzën në punë në bashkinë e Tiranës dhe kërkoi sërish 1 milionë e 200 mijë lekë për të bërë disa “dhurata”.

Meqë nuk po bëhej asgjë, qytetarit i filluan dyshimet dhe i kërkoi paratë mbrapsht. Elton Jaho premton se do ia kthejë 5 milionë lekë, por thotë se i ka vdekur një i afërm.

Elton Jaho: Do të jap 5 milionë lekë. Po të fal 1 milionë, po t’i fal unë ty. Ta thashë dhe njëherë, jam me shërbim shteti. Gjallë apo vdekur, dua apo s’dua unë, do ti apo s’do ti, ty lekët do të vijnë në shtëpi. Do më japësh vetëm 48 orë…!

Qytetari: Nuk ke 48 orë. Nesër në mëngjes mua më ke aty te vendi.

Elton Jaho: Në qoftë se brenda 48 orëve unë nuk të jap lekët, unë të pres te komisariati i Durrësit ose te Prokuroria e Durrësit. Mua nga ora 9 më ke te shtëpia jote. I kam unë 2 mijë e ca, po thashë të t’i jepja tamam. Ca dhimbje, jam në një vdekje.

Qytetari: Ca personi qe? Ca e pate?

Elton Jaho: E kisha të afërt. E kisha vëlla nga babi. I kam lekët këtu me vete, nesër do të t’i sjell në dorë.

Herën tjetër Eltoni thotë se është sëmurë me tumor.

Elton Jaho: Kam hequr tëmthin dhe kam për të hequr një masë tumoriale këtu te Onkologjiku.

Qytetarja: Kuptoj. Unë jam në Tiranë dhe doja ta takoja pak. Nuk e di, a mund të vij aty te spitali a si t’ia bëjmë?

Elton Jaho: Nuk e di tani. Pak më vonë, se unë do futem tashi, do bëj një mbjellje. Mund të vish nesër në mëngjes këtu? E ke problem?

Qytetarja: Ku, te cili spital të vij?

Elton Jaho: Tek “Nënë Tereza”! Kur të jesh aty, më bëj një telefon!

Më pas, ndodh takimi me Elton Jahon ku sërish thotë se duhet të presin.

Qytetarja: A je shtruar këtu, apo..?

Elton Jaho: Po. jam shtruar këtu

Qytetarja: Elton, ti i ke thënë, që punon te Ministria e…?

Elton Jaho: Nuk punoj më. Kam ikur.

Qytetarja: A the, punoj te Ministria e Bujqësisë?

Elton Jaho: Po pra, po kam ikur, se kam 2 muaj e gjysmë spitaleve. Kam bërë tre operacione edhe jam me leje tani. Kur të mbarojë leja, do të kthehem prapë.

Qytetarja: Të ka dhënë dhe lekët për gocën ai, që do fuste në punë.

Elton Jaho: Ka dhënë 3 (milionë) për këtë dhe 1 e ca (milionë) për këtë. 4 e 200 janë.

Qytetarja: Sa të dha për gocën, që do fusje gocën në punë?

Elton Jaho: 1 milionë e 200 e ca, e 300.

Qytetarja: Që do e fusje në punë te bashkia?

Elton Jaho: Po! Edhe 3 milionë për atë, 4 milionë. Do prisni ca ditë, sa të mbarojë dhe mbjellja e kësaj që kam bërë!

Pas shumë peripecive, gazetarja e “Stop” arrin ta gjejë Elton Jahon shëndoshë e mirë, por ai sërish premtoi se do të kthejë paratë duke u larguar me taksi./tvklan.al

Të këshilluara

Sondazhi i fundit: Te politika s'ka besim

Kur na ndajnë më pak se 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare dhe partitë politike kanë filluar fushatën elektorale, besimi në politikën si zgjidhje për problem...

13:43

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI