Flash

Gaz Bardhi letër Dumanit: Si u mbyll dosja për Ols Ramën?

Lapsi.al 14 January 2025
Gaz Bardhi letër Dumanit: Si u mbyll dosja për Ols Ramën?

Gazment Bardhi i është drejtuar ditën e djeshme me një kërkesë zyrtare SPAK lidhur me hetimet për cështjen “Xibraka”, të cilën prokurori e cilësoi të mbyllur pasi kishte arritur në përfundimin se "nuk ekzistojnë prova apo fakte që lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitet kriminal"

Sipas Bardhit, nga përgjigjia që iu dha gazetares së Vizion Plus, nënkuptohet se ana e prokurorit të çështjes është nisur një procedim penal ndaj Olsi Ramës dhe për mungesë provash ai nuk rezulton i përfshirë në aktivitet të paligjshëm.

Për këtë Bardhi i ka kërkuar SPAK një kopje të vendimit të prokurorit për përfundimin e hetimeve dhe pushimin e procedimit penal ndaj shtetasit Ols Rama, dhe një kopje të vendimin gjyqësor respektiv, ku është pranuar kërkesa për përfundimin e hetimeve dhe pushimin e procedimit ndaj Ols Ramës, sipas konkluzionit që nuk ka prova që e lidhin atë me aktivitet kriminal.

Me tej Bardhi i ka kërkuar SPAK që të përcjell informacion se cilat janë veprimet hetimore të kryera nga SPAK, duke përfshirë provat e mbledhura, personat e pyetur, dokumentacionin e administruar etj., si dhe vënien në dispozicion të një kopje të vendimit për pezullimin e hetimeve të procedimit penal me nr. 88 të vitit 2024, të marrë më 23 dhjetor 2024.

Bardhi kërkon të dijë nëse është kërkuar informacion ose ka patur ndonjë komunikim zyrtar Prokuroria e Posaçme me Prokurorinë e Hanoverit dhe nëse është pyetur Ministri i Brendshëm Taulant Balla si person që në datën 4 prill 2024, ka informuar zyrtarisht seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë se është në dijeni se kush është personi i paidentifikuar i moshës 45 vjeç.

Besoi në pavarësinë e SPAK/ Gaz Bardhi rrezikon burgun si Ervin Salianji

Gjithashtu, Gazment Bardhi ka risjell në vëmndjen e SPAK pretendimin e Kryeministrit Edi Rama për krijim të “rrethanave të rreme”, duke shtruar pyetjet nëse: (1) Ka arritur të identifikojë Prokuroria e Posaçme personin e paidentifikuar, të moshës 45 vjeç, përdorues i automjetit me targë AA653DM? Nëse po, kush ishte ky person? Nëse jo, cila është rrethana/prova/e dhena që ka krijuar bindjen e prokurorit se ky person nuk është Ols Rama? A ka qenë raporti i vëzhgimit policor i datës 13.01.2015, ora 15:50, i shoqëruar me fotografi të personit të paidentifikuar? A mund të na vini në dispozicion këtë raport së bashku me pamjet filmike që e shoqërojnë? (2) Ka rezultuar se shtetasi Ols Rama ishte përdorues i automjetit me targë AA653DM apo AA393FJ, që rezultojnë gjithashtu se janë përdorur në të njëjtën periudhë nga anëtarët e një organizate kriminale të dënuar për trafik droge (shtetasit Genti Xhixho, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj)? Nëse po, sa është numri i hyrje-daljeve të tij me këtë automjet? A ka rezultuar se shtetasi Ols Rama kishte njohje, lidhje apo marrëdhënie shoqërore me personat e përfshirë në dosjen e laboratorit të drogës në Xibrakë? Nëse po, me cilët persona kishte lidhje, njohje apo marrëdhënie shtetasi Ols Rama?

“Transparenca e plotë mbi një çështje që paraqet interes publik, që përfshinë persona që sipas perceptimit të opinionit janë të paprekshëm për shkak të fuqisë politike të tyre apo të afërmëve të tyre, vlerësojmë se kontribuon në besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë. Mungesa e informacionit, shmangia e transparencës dhe mbyllja e dosjeve penale pa asnjë transparencë, rrit edhe më shumë perceptimin se drejtësia vijon të ruaj të paprekur individë që gëzojnë pushtet të fortë politik.” – përfundon letrën e tij drejtuar SPAK kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi. Më poshtë është letra e plotë e Gazment Bardhit drejtuar Altin Dumanit.

Lënda: Kërkesë për informacion

Drejtuar: Z. Altin DUMANI

Drejtues i Prokurorisë s ẽ Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

I nderuar Z. Drejtues i Prokurorisë se Posaçme,

Me shkresën e datës 29.03.2024, me lënde "Informacion për fillimin e hetimeve penale ndaj shtetasit

Olsi Rama", kemi vënë në dispozicionin tuaj disa indicie, te dhëna dhe informacione, te cilat në

vlerësimin tonë krijonin dyshime te arsyeshme për perfshire ne veprimtari te paligjshme të shtetasit Ols

Rama, të cilat duhet të verifikoheshin nepërmjet nje hetimi te plotë dhe te gjithëanshëm të SPAK, duke

rihapur procedimin penal të veçuar nr. 335/1 të vitit 2016. Me shkresën nr. 6620/1 prot., datë 07.05.2024,

jam informuar se SPAK ka vendosur rifillimin e hetimeve te pezulluara ne lidhje me procedimin penal

nr. 335/1 të vitit 2016, të rinumërtuar me procedimin penal me nr. 88/2024.

Në datën 10.01.2025, jam njohur nëpermjet medias së shkruar me nje reagim për televizionin "Vizion

Plus" te Prokurorisë se Posaçme me permbajtje si më poshte vijon: "Prokuroria e Posaçme kundër

Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024

të regjistruar pas rifillimit të hetimeve të pezulluara të procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016. Ky

procedim lidhej me veprat penale të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve", "Trafikimit të narkotikëve",

dhe "Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale", të parashikuara në nenet

perkatëse të Kodit Penal. Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni te dërguar nga

deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit Ols Rama në veprimtari të paligishme.

Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin

me autoritetet kompetente të Kosovës. Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që

lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për te cilin janë dënuar më parë disa individë.

Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë. Në perputhje

me nenin 326 të Kodit të Procedurës Penale, më datë 23 dhjetor 2024, është vendosur pezullimi i

hetimeve për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, pasi autorët e tjerë të veprave penale nuk janë

identifikuar. Dosja i është derguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të vijuar

perpjekjet për identifikimin e autorëve.".

Nisur nga sa më sipër dhe në kushtet kur unë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë nuk kam pasur ndonjë

njoftim me shkrim lidhur me këtë vendimmarrje të Prokurorisë së Posaçme, megjithëse ne reagimin

publik pranohet se hetimet rifilluan pas administrimit te një informacioni të dërguar nga ana ime, në mbështetje te nenit 8, të Ligjit nr. 8550, date 18.11.1999 "Statusi i Deputetit", i ndryshuar, përcjell

kërkesën për informacion si më poshte:

A. Përfundimi i hetimeve për një procedim penal siç deklarohet në njoftimin tuaj publik dhe arritja e

konkluzionit perfundimtar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitet .

kriminal, nënkupton që nga ana e prokurorit te çështjes eshtë nisur nje procedim penal ndaj këtij shtetasi

dhe për mungesë provash ai nuk rezulton i perfshire ne aktivitet të paligjshëm, dhe eshtë vendosur

"pushimi i hetimeve". Në këtë rast prokurori merr konfirmimin e GJKKO për "pushimin e procedimit

ndaj shtetasit Ols Rama". Për pasojë, në kushtet kur hetimet kanë përfunduar dhe prokurori ka dalë në

konkluzion lidhur me përfshirjen e shtetasit Ols Rama, ligjerisht duhet proceduar me dërgimin e kërkesës

per pushimin e akuzës ose çeshtjes në ngarkim te ketij shtetasi, sipas nenit 329/a të Kodit të Procedures

Penale.

Persa më lart, lutem të na vini ne dispozicion:

1. Nje kopje tê vendimit të prokurorit për perfundimin e hetimeve dhe pushimin e procedimit penal

ndaj shtetasit Ols Rama, për shkak se mungojnë provat dhe faktet qe ai ka qene i përfshirë ne

aktivitet kriminal.

2. Një kopje të kërkesës derguar gjykatës për perfundimin e hetimeve dhe pushimin e procedimit

penal ndaj shtetasit Ols Rama, si dhe vendimin giyqesor respektiv, ku eshtë pranuar körkesa për

perfundimin e hetimeve dhe pushimin e procedimit ndaj Ols Ramës, sipas konkluzionit që nuk

ka prova që e lidhin atë me aktivitet kriminal.

B. Nga ana tjetër, në njoftimin publik thuhet se më datë 23 dhjetor 2024, eshtë vendosur pezullimi i

hetimeve për pjesën tjetër të procedimit penal nr. 88 të vitit 2024, pasi autorët e tjerë të veprave penale

nuk janë identifikuar. Lidhur me ketë vendim te prokurorit, i cili nuk na eshte vënë ne dispozicion si

iniciues i kësaj procedure, lutem të na informoni se cilat janë veprimet hetimore të kryera nga SPAK në

kuadër të procedimit penal me nr. 88 të vitit 2024, duke përfshirë provat e mbledhura, personat e pyetur,

dokumentacionin e administruar etj., si dhe të na vini në dispozicion një kopje të vendimit per pezullimin

e hetimeve të procedimit penal me nr. 88 të vitit 2024, të marrë më 23 dhjetor 2024, me gëllim që në

perputhje me pikën 3 të nenit 326 të Kodit të Procedurës Penale t na jepet mundësia e ankimimit të këtij

vendimi për pezullim në Gjykatën e Posaçme.

Në informacionin sa më sipër, lutem të specifikoni veçanërisht çështjet që vlerësojmë se kanë interes për

rrethanat e ketij hetimi, për të kuptuar nëse ka qenë i plotë dhe i gjitheanshëm, si më poshtë:

1. Procedimi penal nr. 335 i vitit 2016 filloi pas një kërkese për ndihmë juridike nga ana e

autoriteteve gjermane të drejtësisë, perkatësisht Prokuroria e Hanoverit. Gjatë hetimeve të kryera

për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, a ka bashkëpunuar ose patur ndonjë komunikim zyrtar

Prokuroria e Posaçme me Prokurorinë e Hanoverit?

2. Në datën 4 prill 2024, ministri i Brendshëm i kohës Taulant Balla ka informuar zyrtarisht seancën

plenare të Kuvendit të Shqipërisë se eshtë në dijeni se kush eshtë personi i paidentifikuar i moshës

45 vjeç. A është pyetur Ministri i Brendshëm Taulant Balla si person që ka dijeni per rrethanat e

çështjes apo ka percjelle ne cilësite e tij zyrtare ndonjë informacion për SPAK lidhur me këtë

gështje?

C. Në një dalje publike të datës 12 Janar 2025, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ngriti pretendimin

se nga ana ime janë krijuar "rrethana te rreme", pra janë sajuar dokumente/fakte apo analiza. Nëse ky

pretendim i Kryeministrit eshtë i vërtetë, ngrihen pikëpyetje të forta mbi punën e SPAK, mbi arsyet dhe

motivet që nxitën këtë organ të rifillonte hetimet për procedimin penal të pezulluar me nr. 355/1 viti

2016, duke e rinumërtuar me nr. 88 viti 2024.

Për të kuptuar nëse vërtetë prokuroria ka rifilluar pa shkak të ligjshëm një procedim të pezulluar, lutem

mund të na informoni nëse nga hetimi juaj:

1. A ka arritur te identifikojé Prokuroria e Posaçme personin e paidentifikuar, të moshës 45 vjeç,

përdorues i automjetit me targë AA653DM? Nëse po, kush ishte ky person? Nese jo, cila është

rrethana/prova/e dhena qe ka krijuar bindjen e prokurorit se ky person nuk ështe Ols Rama? A

ka qenë raporti i vëzhgimit policor i datës 13.01.2015, ora 15:50, i shoqeruar me fotografi të

personit të paidentifikuar? A mund té na vini ne dispozicion kêtë raport së bashku me pamjet

filmike që e shoqërojnë?

2. A ka rezultuar se shtetasi Ols Rama ishte përdorues i automjetit me targ® AA653DM аро

AA393FJ, që rezultojnë gjithashtu se janë perdorur ne të njëjtën periudhe nga anëtarët e nje

organizate kriminale të dënuar për trafik droge (shtetasit Genti Xhixho, Ermal Hoxha dhe Gentjan

Gjonaj)? Nëse po, sa eshtë numri i hyrje-daljeve të tij me këtë automjet? A ka rezultuar se shtetasi

Ols Rama kishte njohje, lidhje apo marredhënie shoqerore me personat e përfshirë në dosjen e

laboratorit te drogës në Xibrakë? Nise po, me cilët persona kishte lidhje, njohje apo marrëdhënie

shtetasi Ols Rama?

Perfundimi i hetimeve nënkupton qe informacioni i mbledhur dhe provat për arritjen e

konkluzioneve nuk mbrohen më nga sekreti hetimor. Për këtë shkak, nuk ka asnjë pengesë ligjore

për te percjell informacionin si më sipër lidhur me provat e mbledhura, veprimet hetimore të

kryera, me gëllim arritjen e ketij konkluzioni. Sipas ligjit, vendimi i pushimit apo pezullimit te nje

procedimi, i vihet ne dispozicion personave të interesuar, te cilët gezojne të drejtën të kërkojnë

kontroll gjyqësor mbi punën e prokurorit.

Transparenca e plotë mbi një çeshtje që paraqet interes publik, që përfshine persona qê sipas perceptimit

të opinionit janë te paprekshëm për shkak te fuqisë politike të tyre apo te afermëve të tyre, vlerësojmë

se kontribuon në besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësise. Mungesa e informacionit, shmangia

e transparences dhe mbyllja e dosjeve penale pa asnjë transparencë, rrit edhe më shumë perceptimin se drejtësia vijon te ruaj të paprekur individe që gezojne pushtet tê fortë politik.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE:

KRYETARI

Gazment BARDHI

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI