Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ekzekutimi i Kristian Markut/ Policia shoqëron 4 persona në Rrëshen

Lapsi.al 14 January 2025
Ekzekutimi i Kristian Markut/ Policia shoqëron 4 persona në

Policia ka shoqëruar 4 persona në Rrëshen lidhur me atentatin e djeshëm, ku viktimë mbeti 30-vjeçari, Kristian Marku. Ky i fundit është gjetur i pajetë në autostradën Fier-Vlorë, pasi makina e tij, u qëllua me armë zjarri nga persona që ende janë të paidentifikuar. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur nëntë gëzhoja dhe 1 tjetër disa metra më poshtë, ndërsa sipas raportimeve tre nga plumbat e kanë kapur Markun në trup.

Viktima ishte me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. Makina e dyshuar e autorëve, të cilët dyshohet se ishin 3 është gjetur duke u djegur nga flakët pas atentatit të ndodhur.

30-vjeçari, Kristian (Marku) Bardhi është nipi i Martin Bardhit, i njohur edhe si Marjan Marku. Në vitin 2023, Marjan dhe Kristjan Marku u përfshinë në një atentat me armë zjarri në qytetin e Rrëshenit ndaj Sajmir Reçit, nipit të Kastriot Reçit. Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja për shkak të konflikteve të dy familjeve në Rrëshen.

Të këshilluara

Tërmet 6.4 ballë godet ishullin e Japonisë

Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi afër bregut juglindor të ishullit japonez, Kyushu. Lëkundjet mësohet se u ndjenë në disa zona, përfshirë Osakën. Sipas Agjenc...

14:19

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI