Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Bardhi: Pse ndryshe nga Berisha nuk e quaj SPAK “organizatë krỉmỉnale”

Lapsi.al 14 January 2025
Bardhi: Pse ndryshe nga Berisha nuk e quaj SPAK “organizatë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi bëri një “lumë” akuzash ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) i ftuar në emisionin “Open” në News24. Shkak për akuzat e Bardhit ishte mbyllja e hetimeve për Olsi Ramën vëllanë e kryeministrit Edi Rama për çështjen e laboratorit të kokaỉnës në Xibrakë.

Megjithatë, Bardhi thotë se mendon ndryshe nga Sali Berisha që e quan SPAK-un, një institucion kriminal. Kreu i grupit parlamentar të PD-së u shpreh se nuk e cilëson SPAK si një institucion kriminal dhe se nuk ka komplekse për ta thënë këtë pavarësisht kostove që mund të marrë brenda partisë.

“E kam thënë në këtë studio që ka prokurorë, shumë pak, me integritet aty dhe nuk mund t’i baltos ata. Ka njerëz që u rrezikohet jeta dhe unë nuk u them dot kriminelë, ndërsa këtij zotërisë që e kam me letra i them kriminal sepse ka prishur prova dhe ka manipuluar dosje hetimore”, - tha Bardhi duke folur për prokurorin e SPAK, Alfred Shehu.

Këtë prokuror, Bardhi e akuzoi se gënjeu në rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan duke deklaruar se në makinën e viktimës nuk kishte materiale zgjedhore. Hetimet mbi çështjen u kryen po nga ky prokuror, i cili, sipas Bardhit, kishte ngarkesë politike.

“Ai ka fshehur identitetin e 4 personave të përfshirë në atë ngjarje, të cilët ishin të armatosur dhe qëlluan të parët” - tha Bardhi, duke e akuzuar atë se ka bërë manipulim të provave dhe ka mbrojtur kriminelë, duke u dhënë atyre “certifikatën e virgjërisë.”

Bardhi shtoi se në 10 maj 2024 ka kërkuar largimin e prokurorit të përfshirë në këtë rast, duke argumentuar se nuk kishte besim te ai. “Nuk kam të dhëna që ai është i korruptuar, por në çështjet me ngarkesë politike, ai është një ushtar i partisë në pushtet dhe manipulues i çështjeve që heton,” - deklaroi ai. Sipas Bardhit, kërkesa e tij për ndërhyrje nuk u mor parasysh nga autoritetet, me arsyetimin se ai nuk është një person i interesuar në këtë çështje.

Të këshilluara

Sondazhi i fundit: Te politika s'ka besim

Kur na ndajnë më pak se 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare dhe partitë politike kanë filluar fushatën elektorale, besimi në politikën si zgjidhje për problem...

13:43

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09