Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Bardhi: PD duhet të ketë kujdes nga primaret, mund të përçajnë partinë

Lapsi.al 14 January 2025
Bardhi: PD duhet të ketë kujdes nga primaret, mund të

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së fundit të SPAK për çështjen "Xibraka". 

Bardhi tha në studion e “Open” në News24 se nuk ka “asnjë shqetësim” për këtë çështje. Ai deklaroi se Rama tha se ka ngarkuar grupin e avokatëve, ndërsa shtoi se do t'i shkojë deri në fund çështjes së “Xibrakës”.

“Nuk kam asnjë shqetësim, të mos humbasim kohë me atë sepse nuk kam shqetësim. Edhe ai vetë e tha kam ngarkuar avokatët, të bëjnë ndonjë shpikje filozofike. Unë vazhdoj t’i qëndroj kësaj çështjeje dhe do të kërkoj transparencë deri në fund”, - u shpreh ai.

Bardhi foli edhe për zgjedhjet e 11 Majit dhe primaret e PD-së për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Demokrat tha se nëse institucionet e partisë së tij vendosin që primaret të mbahen, ai do të marrë pjesë.

Ai theksoi se ky proces duhet të zhvillohet në atë mënyrë që mos të krijojnë destabilitet dhe përçarje brenda partisë. “Çdo lloj procesi i brendshëm duhet bërë në atë mënyrë që mos sjellë përçarje. Duhet të bëhen apo jo është përcaktim statutor”, - tha demokrati.

"“Nuk ka vendim të PD për të mos bërë zgjedhje primare. Nuk kemi një datë sepse PD ka qenë edhe në procese të tjera që vlerësohen shumë më prioritare se sa një proces i brendshëm. Vota brenda partisë tregon demokratizimin, por çdo lloj procesi i brendshëm duhet në një formë që të mos sjellë destabilizim apo përçarje.

Procesi i primareve i pëlqen çdo anëtari të partisë, por mes kësaj dhe faktit që partia duhet të fitojë zgjedhjet, demokratët zgjedhin mundësinë më të mirë për të fituar zgjedhjet. Secili prej tyre ka kaluar një proces primar gjatë zgjedhjeve lokale dhe duhet thënë se në listën për deputetë është një proces shumë më i vështirë.

Për momentin mund të mos jetë zgjedhja më e mirë për të bërë një garë brenda partisë sipas mendimit të disa anëtarëve demokratë, ndërsa ka të tjerë që janë pro tyre me çdo kosto. Ne sot kemi probleme me listat e anëtarësisë, kur mbaron procesi kemi probleme kur kundërshtojnë listat e anëtarësisë dhe histori të kësaj natyre.

Përplasja brenda partisë, ne demokratët e kemi inatin brenda vetes më të madh se me kundërshtarin politik. Kur je në opozitë dhe nuk ke një parti ushtri, padiskutim që ngjall pakënaqësi dhe sjellin largime, më pak vota rrjedhimisht. Duhet të ketë një kujdes maksimal nëse do të mbahen primaret për mënyrën si do të realizohen”, - tha Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09