Flash

2018-2023, ekonomia e llaçit dhe tullave, investimet në makineri e pajisje me rënie

Lapsi.al 14 January 2025
2018-2023, ekonomia e llaçit dhe tullave, investimet në makineri e

Nga totali i investimeve që janë bërë në ekonomi, pesha e makinerive dhe pajisjeve erdhi në ulje vitet e fundit. Treguesi i Formimit Bruto të Kapitalit Fiks, që mat shpenzimet e kryera për kapitale të reja ose për shpenzime që zgjerojnë kapacitetin prodhues tregoi se, investimet në makineri dhe pajisje janë me rënie ndërmjet 2018 dhe 2023, ndërsa është rritur pesha e investimeve në banesa dhe ndërtesa të reja.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, investimet në makineri dhe pajisje zinin 27.7% të Formimit Bruto të Kapitalit Fiks, ndërsa në vitin 2023 zunë 24.4 ose 3.2 pikë për qind më pak.

Rënia e investimeve për makineri e pajisje dhe orientimi në llaç e tulla tregon për dinamikë të dobët të investimeve që nuk gjenerojnë produktivitet në të ardhmen. Importet dhe investimet në makineri dhe pajisje janë një tregues i hershëm i ecurisë së prodhimit. Vitet e fundit, një pjesë e madhe fitimeve që gjeneron ekonomia shkojnë si investime në ndërtim.

Sipas të dhënave zyrtare nga Formimi Bruto i Kapitalit Fiks, pesha e investimeve në sektorin e ndërtimit u zgjerua me 5.7 pikë për qind ndërmjet 2018-2023. Në vitin 2018-n, pesha e ndërtimit në investimet e brendshme ishte 67.7%, ndërsa në vitin 2023 është 73.5%.

Shqipëria doli nga tranzicioni me një popullsi të re në moshë, me plot burime natyrore. Nëse investimet do të kanalizoheshin te njerëzit dhe te rritja e vlerës së burimeve Shqipëria do të kishte arritur standardet e BE-së.

Nisur nga lejet e dhëna për kulla të larta me herët këtë vit dhe projektet e qeverisë për investime kapitale, sektori i ndërtimit do të jetë sërish dominues në tërheqjen e investimeve të brendshme.

Ekspertët pohojnë se në afatin e shkurtër, investimi në ndërtim mund të ndikojë në rritjen e qarkullimit të parave dhe hapjen e vendeve të reja të punës, por që në afat të gjatë nuk i jep vlerë të shtuar ekonomisë, teksa nuk ndikon në rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë. Teksa kanalizoi në ndërtim rreth 70 për qind të fitimeve në tre dekadat e fundit vendi ynë ka mbetur shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon dhe në Europë.

Në Europë dhe në rajon, fitimet që gjeneron ekonomia shkojnë për inovacion dhe në teknologji, pasi këto sektorë gjenerojnë kthim të qëndrueshëm në afat të gjatë dhe me vlerë të lartë.

Varësia e ekonomisë ndaj sektorit të ndërtimit në Shqipëri ishte më e larta në Europë në vitin 2023, sipas të dhënave që janë përditësuar nga Eurostat. Shpenzimet nominale për ndërtimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2023 në Shqipëri ishin 19.1%, nga 18.8% vitin e kaluar./Monitor

Të këshilluara

Tërmet 6.4 ballë godet ishullin e Japonisë

Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi afër bregut juglindor të ishullit japonez, Kyushu. Lëkundjet mësohet se u ndjenë në disa zona, përfshirë Osakën. Sipas Agjenc...

14:19

Përmbyset kamionçina në Fushë Milot

Një kamionçinë është përmbysur në rrugë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hene pranë urës së Matit në Fushë Milot. Mësohet se kamionçina po udhëtonte në d...

11:13

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI