Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

“Urdhrin e mora nga burgu”, dëshmia e autorit që vendosi tritolin në Theth

Lapsi.al 13 January 2025
“Urdhrin e mora nga burgu”, dëshmia e autorit që vendosi

Një shpërthim i fuqishëm në një biznes, pak pas mesnatës së të shtunës, ka sjellë panik dhe frikë. Në biznesin e hedhur në erë në atë orë nuk ka pasur asnjë person brenda, por biznesi i shkatërruar është një hotel që shërben edhe si market për një prej zonave më të frekuentuara në Shqipëri, Theth.

Frederik Paplekaj është autori i dyshuar i vendosjes së lëndës plasëse. Autori ka marrë rrugën nga shtëpia e tij për në ndërtesën që i shërbente si biznes dy vëllezërve në Theth, ka hedhur lëndën plasëse dhe më pas është larguar. Paplekaj ka harruar se i gjithë objekti ka qenë i pajisur me kamera sigurie, që kanë mundur të fiksojnë edhe pamjen e autorit.

Brenda pak orësh policia arriti të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar. Pas marrjes në pyetje nga policia, Paplekaj deklaroi se ka marrë porosi nga burgu për të vendosur lëndë plasëse në marketin e shtetasit Ç.B.

Të këshilluara

Përmbyset kamionçina pranë urës së Matit

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hene, pranë urës së Matit në Fushë Milot. Mësohet se një kamionçinë e cila udhëtonte në drejt...

10:30

Këmbimi valutor 13 janar 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, këtë të hënë, 13 janar 2025, euro do blihet me 97.7 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Një dollar do blihet me 95.2 lekë dh...

09:24

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI