Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Moti i keq në vend/ Përmbytje në Vlorë dhe Lushnje

Lapsi.al 13 January 2025
Moti i keq në vend/ Përmbytje në Vlorë dhe Lushnje

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin që nga dita e shtunë ndërsa janë raportuar problemet e para. Disa qytete të vendit janë bllokuar nga dëbora ndërsa qytete të tjera po përballen me reshjet e dendura të shiut. Reshjet e shiut në qarkun e Vlorës gjatë ditës së djeshme shkaktuan përmbytje të disa rrugëve.

Nga reshjet e shiut mësohet se në lagjen "Kushtrimi" disa oborre të disa banesash janë përmbytur. Ndërkohë ka rënie gurësh dhe dherash në aksin Himarë-Kuç, rruga e lumit të Vlorës. Reshjet kanë shkaktuar probleme në territorin e bashkive Lushnje e Divjakë.

Qindra hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit në njësinë administrative Dushk, Golem, Grabjan gjithashtu dhe buzë lumit Seman në Imshtë njësia administrative Bubullimë. Gjatë natës gjithashtu ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike përkatësisht në bashkinë Divjakë njësinë administrative Dushk dhe Golem.

Të këshilluara

Këmbimi valutor 13 janar 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, këtë të hënë, 13 janar 2025, euro do blihet me 97.7 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Një dollar do blihet me 95.2 lekë dh...

09:24

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI