Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Biznesmeni Bujar Nasufi u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të shtëpisë

Lapsi.al 13 January 2025
Biznesmeni Bujar Nasufi u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të

Bujar Nasufi është biznesmeni i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në zonën e Pallatit me Shigjeta, shumë pranë banesës së tij.

Mësohet se autori i maskuar dyshohet se e ka pritur përpara banesës, ku dhe është kryer ekzekutimi. Autori dyshohet të ketë qenë i vetëm dhe ka qëlluar me pistoletë në xhamin ballor dhe anësor të makinës së viktimës.

Viktima sipas policisë nuk ka pasur kurrë probleme. Edhe fqinjët janë shprehur se ka qenë person i qetë e nuk kishte konflikte, as nuk ruhej dhe bënte një jetë normale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.

Të këshilluara

Këmbimi valutor 13 janar 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, këtë të hënë, 13 janar 2025, euro do blihet me 97.7 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Një dollar do blihet me 95.2 lekë dh...

09:24

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI