Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Ekzekutimi në Vlorë/ Gazetarja e TCH: Pjesë e sagës përplasjes së fiseve të Rrëshenit

Lapsi.al 13 January 2025
Ekzekutimi në Vlorë/ Gazetarja e TCH: Pjesë e sagës

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e Kristian Bardhit alias Kristian Markut. 30-vjeçari u qëllua me armë zjarri ndërsa po udhëtonte me makinën tip “Volksëagen” në autostradën Fier - Vlorë.

Hoxha tha se Kristian Bardhi është nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen në shtator të vitit 2023. Martin Bardhi ishte emër i njohur për drejtësinë, i përfshirë më herët në konflikte në qytetin e Rrëshenit. Ai u qëllua për vdekje pasi doli nga burgu.

Pak muaj para se të vritej, Martin Bardhi së bashku me Kristian Bardhin dhe Erind Bardhin u akuzuan se qëlluan me breshëri arme drejt Saimir Reçit, nip i Kastriot Reçit i vrarë me snajper në vitin 2020. Saga e përplasjeve mes fiseve në Rrëshen nisi mes fiseve Reçi dhe Gjini dhe më pas mes fiseve Bardhi dhe Reçi.

“Saimir Reçi kur është marrë në pyetje ka treguar dhe ky ka qenë version zyrtar kur tha se kjo ngjarje kishte ndodhur për motive të dobëta, konflikt për parkim. Konflikti i djalit të Martinit që u vra në shtator dhe nipit të Kastriot Reçit, Saimir Reçit për shkak të një makine.

Ai kishte shpëtuar se automjeti kishte qenë i blinduar, ku identifikoi djalin e Martinit dhe nipin që u vra sot. Pas identifikimit policia i shpalli në kërkim të tre, e paqartë statusi i këtyre personave, ku më pas Martin Bardhi qëndroi në burg. Fisi Reçi kanë qenë në konflikt edhe me fisin Gjini.

Përplasja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi u bë për shkak të prishjes së pazareve të drogës në Itali, këtu nis përplasja e parë mes fiseve, është një çështje delikate dhe e vështirë për t’u provuar edhe nga grupet e hetimit, të cilat kanë qenë lëvizëse. Janë zhvendosur të telekomanduar në Tiranë.

Përplasje me një fis tjetër me fisin Gjini nëse është e sofistikuar me fisin Bardhi nuk e disponoj informacionin. Përplasje mes fisit Reçi dhe Gjini ngre pikëpyetje të shumta mbi backgroundin e personave”, - tha gazetarja Hoxha. /TCH

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09