Flash

Berisha prezanton programin për eksportet: Do ulim taksat dhe çmimin e energjisë

Lapsi.al 13 January 2025
Berisha prezanton programin për eksportet: Do ulim taksat dhe çmimin

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka shpalosur në konferencën e sotme programin e tyre për ndalimin e rënies së eksporteve dhe nxitjen e tyre. Berisha tha se fillimisht do të krijohet bordi i fiksimit të euros. Ai shtoi se do të kompensiojë eksportuesit për të gjithë humbjen që kanë nga rënia e euros dhe se kompensimi do jetë nga niveli i euros në treg me nivelin e fiksuar nga qeveria.

Një tjetër pikë nga programi i PD-së, Berisha tha se është edhe ulja e taksave në mënyrë drastike në të gjitha sipërmarrjet e eksportit dhe heqja e TVSH-së për energjinë. Gjithashtu ai tha se dhe çmimi i energjisë elektrike për eksportet do jetë njëshifror, jo dyshifror.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Është e domosdoshme një ndërhyrje urgjente për shpëtimin e eksporteve dhe nxitjen e tyre. Së pari, qeveria do krijojë bordin e fiksimit të euros. Nuk mundet që narkoeuro të shkatërrojë në këtë mënyrë ekonominë shqiptare. Qeveria do kompensojë eksportuesit për të gjithë humbjen që kanë nga rënia e euro dhe kompensimi do jetë nga niveli i euros në treg me nivelin e fiksuar nga qeveria.

Pra, në qoftë se themi një euro me 138 lekë dhe në treg shkëmbehet me 100 lekë, çdo euro do i kompensohet eksportuesit me 38 lekë. Në këtë mënyrë ne do zerojmë efektin toksik të narkoeurove në ekonominë shqiptare. Të paktën në eksportet. Krijimi i bordit do të jetë një nga aktet e para pas inaugurimit të qeverisë së PD-së.

Së dyti, qeveria do të ulë taksat në mënyrë drastike në të gjitha sipërmarrjet e eksportit. Do të heqë TVSH-në për energjinë. Do të lidhim direkt marrëveshje me sipërmarrjen energjetike për të blerë energji pa TVSH, për të blerë naftë pa TVSH, pa akcizë. Përndryshe ekonomia eksportuese po vdes, nuk do kemi më eksporte, do jemi një shtet që vetëm importon dhe qarkullon eurot e baronëve të drogës.

Do t’u jepet mundësi që teprica kreditore, që nuk e marrin ndonjëherë, të përdoret lirisht për të paguar tatimin mbi të ardhurat personale, kontributin e sigurimeve shoqërore dhe çdo detyrim tjetër korrent fiskal. Thashë, përveçse do i sjellë pa TVSH të gjitha investimet kapitale, energjia elektrike do jetë pa TVSH. Çmimi për energjinë elektrike për eksportet do jetë njëshifror, jo dyshifror.

Ulje e madhe e kontributit të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit. Po të kemi parasysh se ne tani shpallim rrogën minimale 500 euro, atëherë është e nevojshme disa lehtësira për punëdhënësin. Dhe kjo është një nga lehtësirat që bëhen për të. Dogana do ndërrojë tërësisht qëndrimin ndaj eksportuesve. Çdo shpenzim i tyre në dogana do mbulohet nga shteti, jo nga eksportuesi.

Do krijohet zyra e mbrojtjes së eksporteve, e cila ka për qëllim t’i mbrojë ato nga çdo lloj arbitrariteti burokratik dhe mafioz, presionet e ndryshme dhe do bëjë çdo gjë për konkurrencë të lirë dhe të ndershme. Ne kemi besim se me këto masa të shpejta, ne do rikthejmë interesin e sipërmarrësve të huaj dhe shqiptarë për të prodhuar dhe eksportuar në Shqipëri.

Shqipëria mund të jetë një eksportues shumë i rëndësishëm, por këto eksporte kanë njohur një rënie shumë të dhimbshme.

A mund të imagjinoni një shtet oruellian ku flitet nga mëngjesi gjer në darkë për turizmin dhe nuk flitet në një emision për eksportet që punësojnë mbi 100 e sa mijë të punësuar. Është sektori kryesor i punësimit në industri.

Të këshilluara

Përmbyset kamionçina në Fushë Milot

Një kamionçinë është përmbysur në rrugë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hene pranë urës së Matit në Fushë Milot. Mësohet se kamionçina po udhëtonte në d...

11:13

Përmbyset kamionçina pranë urës së Matit

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hene, pranë urës së Matit në Fushë Milot. Mësohet se një kamionçinë e cila udhëtonte në drejt...

10:30

Këmbimi valutor 13 janar 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, këtë të hënë, 13 janar 2025, euro do blihet me 97.7 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Një dollar do blihet me 95.2 lekë dh...

09:24

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI