Flash

Anulimi i zgjedhjeve presidenciale, mijëra protestues në Rumani në demonstrata

Lapsi.al 13 January 2025
Anulimi i zgjedhjeve presidenciale, mijëra protestues në Rumani

Dhjetëra mijëra rumunë protestuan të dielën në kryeqytetin Bukuresht kundër vendimit të muajit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve presidenciale, pasi një kandidat i panjohur fitoi raundin e parë. Demonstruesit u ranë burive të makinave, valëvitën flamurin kombëtar dhe mbajtën pankarta ku shkruhej, “Duam zgjedhje të lira” dhe bënë thirrje për demokraci. Shumë nga protestuesit kërkojnë vazhdimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Protesta vjen një muaj pasi Gjykata Kushtetuese mori vendimin e pashembullt për të anuluar zgjedhjet vetëm dy ditë përpara balotazhit të 8 dhjetorit. Avantazhi i politikanit populist, Calin Georgescu, i ekstremit të djathtë, tronditi shumë njerëz pas votimeve në raundin e parë më 24 nëntor. Më pas u ngritën akuza për shkelje zgjedhore dhe ndërhyrje të Rusisë.

George Simion, udhëheqës i ekstremit të djathtë “Aleanca për Bashkimin e Rumunëve”, tha gjatë protestës të dielën se: “Po protestojmë kundër grushtit të shtetit që ndodhi më 6 dhjetor”.

Udhëheqësi i partisë që organizoi protestën të dielën tha për shtypin se: “Na vjen keq që zbuluam kaq vonë se po jetonim një gënjeshtër dhe se na udhëhiqnin njerëz që pretendonin se ishin demokratë, por që nuk janë. Kërkojmë rikthimin e demokracisë përmes rifillimit të procesit zgjedhor, duke mbajtur raundin e dytë”.

Anulimi zgjedhjeve muajin e kaluar e ka zhytur Rumaninë në trazira. Vendi anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s është përfshirë edhe nga polemika të tjera, përfshirë rinumërimin e votave të raundit të parë.

Rumania ka caktuar datën 4 maj për mbajtjen e raundit të parë të zgjedhjeve të reja. Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave, balotazhi do të zhvillohet dy javë më vonë, më 18 maj. Nuk është e qartë nëse zoti Georgescu do të mund të marrë pjesë në zgjedhjet e reja.

Populisti Calin Georgescu e ka apeluar vendimin për zgjedhjet në një gjykatë lokale si dhe ka paraqitur një ankesë pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Vendimi i publikuar i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve përmendi përdorimin e paligjshëm të teknologjive dixhitale, përfshirë inteligjencën artificiale, si dhe përdorimin e “burimeve të padeklaruara” për financimin e fushatës. Zoti Georgescu kishte deklaruar zero shpenzime për fushatën./VOA

Të këshilluara

Sulm me dron në Rusi

ndërtesa banimi janë goditur nga dronët në qytezën Kotovsk në rajonin Tambov në perëndim të Rusisë. Për pasojë, disa njerëz janë plagosur, tha mëngjesin e së sh...

13:02

Rrëzohet avioni në Kolumbi, 10 viktima

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në veriperëndim të Kolumbisë. Mediat bëjnë me dije se mes viktimave ishin 5 a...

08:30

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI